MENU
klinika

“Mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra”

Xhensila Myrtezaj thumbon Bes Kallakun në urimin që i bën Ajkës

13.07.2024 - 12:30

Ditën e djeshme, Ajka, vajza e dy artistëve Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt festoi ditëlindjen.

Besi u komentua shumë për dedikimin që i kishte bërë vajzës së tij, pasi dukej mjaft emocionues dhe prekës.

Mirëpo nuk mungoi as urimi i Xhensilës , në një postim që ajo kishte bërë në Instagram për të bijën shkruante: “Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra. Jetoj vetem per ty…”

Këto fjalë u panë si një thumbim për Bes Kallakun duke qënë se çifti e kanë ndërprerë lidhjen e tyre dhe fëmijët janë e vetmja gjë që i bashkon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN