18.08.2024 - 22:15
Firdeus Dikellari, 19-vjeçari nga Pogradeci ka krijuar robotin që flet 9 gjuhë të huaja.
Roboti quhet Dardan dhe përpos 9 gjuhëve të huaja, do të flasë edhe shqip.
Firdeus Dikellari është i apasionuar pas teknologjisë dhe sipas tij kjo arritje nuk ishte e lehtë.
Ai tha se përveç gjuhëve të huaja roboti mund të njohë edhe mimikat e njerëzve.
19-vjeçari theksoi se kjo shpikje erdhi për të ndihmuar fëmijët që kanë probleme me komunikimin.
Gjithashtu, shtoi se po punon për zbulime të reja në fushën e teknologjisë.