MENU
klinika

Pergjigjet mjeku

A mund të shndërrohet në infeksion kronik otiti ekstern?

26.08.2024 - 11:05

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të shndërrohet në infeksion kronik otiti ekstern?

Mjeku: Patjeter që po. Si cdo sëmundje e cila nuk trajtohet si duhet apo instalohet në mënyrë të vazhdueshme. Kur otiti ekstern shndërrohet në kronik, dhimbja është më e vogël por kruarja e veshit bëhet ankesa kryesore. Në stadin kronik, lëkura e kanalit të veshit rripet ose deskuamohet. Fillojnë fenomene të tjera si ekzema, ulceracionet, edema e kanlit të veshit e cila mund të përparojë deri në mbyllje të plotë të kanalit të jashtëm të dëgjimit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.