MENU
klinika

Bonus në nëntor dhe dhjetor?

Arsyet që çojnë në rritje të madhe të pensioneve në Shqipëri

24.08.2024 - 20:47

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli ka komentuar situatën e pensioneve që ndodhen përballë sfidave të plakjes së popullsisë dhe informalitetit në ekonomi. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Z.Çoçoli shprehet se vendi ynë është vendi i katërt në Evropë me plakjen më të shpejtë pas Maltës, Italisë dhe Spanjës. Ai thotë se krahas fenomenit të popullsisë, te ne ka ndodhur edhe largimi shumë i shpejtë e masiv, për shkak të emigracionit dhe ëndrrës për t’u shkolluar e punuar jashtë vendit. Kjo sipas Çoçolit sjell problematika të mëdha pasi numri i kontribuuesve sa vjen e po zvogëlohet. Eksperti thotë se Shqipëria ka plagën ekonomike në shoqërinë tonë, pikërisht informalitetin e lartë ku shumë punonjës punojnë në të zezë. Kjo sipas tij e dëmton skemën e pensioneve. Çoçoli thotë se terreni për rritjen e pensioneve është gati pasi Shqipëria po kalon një moment pozitiv në ekonomi, ku ka më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit dhe më shumë fitim. Eksperti thotë që nuk duhet të ketë vetëm bonus në dhjetor, por edhe rritje pensionesh në nëntor.

-Një studim i fundit tregoi se vendet e Bashkimit Europian po plaken, njerëzit jetojnë më gjatë. Më shumë se një e pesta e popullsisë në BE është mbi 65 vjeç ose më të moshuar. Në vitin 2050 do të jenë një e treta. Edhe në Shqipëri po ndodh e njëjta gjë. Si ndikon kjo te skema e pensioneve dhe cilët janë rrugët që mund të dilet nga kjo krizë?

Shifrat që përmendet janë shumë reale dhe është një nga problemet më të mëdha që të gjitha vendet e BE dhe jo vetëm, plakjen më të shpejtë të popullsisë, për shkak të rritjes së nivelit të jetesës, rritjes së jetëgjatësisë së qytetarëve, që është një gjë shumë e mirë në nivel të standardeve të jetesës por nga ana tjetër ngre një problem shumë të madh të mbështetjes dhe qëndrueshmërisë së skemës së pensioneve, pasi popullsia në këto vende edhe te ne është duke u plakur. Ne po plakemi me shpejtësi, jemi vendi i katërt në Evropë me plakjen më të shpejtë pas Maltës, Italisë dhe Spanjës. Krahas fenomenit të popullsisë, te ne ka ndodhur edhe largimi shumë i shpejtë e masiv, për shkak të emigracionit dhe ëndrrës për t’u shkolluar e punuar jashtë vendit. Të gjitha këto janë faktor që ndikojnë në plakjen e shpejtë të popullsisë. Zgjidhja që kanë gjetur është që janë shtete sociale. Skema jone e pensionit është gjithnjë e më shumë në mëshirë të fatit, në kuptimin që kemi një numër të kontribuuesve shumë të pakët për të qenë i mjaftueshëm për ta patur këtë skemë, të ardhura të mjaftueshme, nga ana e kontributoorëve, në skemën e pensionit më sigurimet shoqërore për të garantuar jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e skemës. Skema e pensionit për shkak të plakjes së shpejtë të popullsisë po vjen në një numër gjithnjë e më të madh, ku sa vjen dhe numri rritet pasi i shtohen mbi 15 mijë qytetar çdo vit. Ndërkohë që numri i kontribuuesve sa vjen e po zvogëlohet pasi emigracioni po vijon me një rritëm të lartë pasi ato që largohen janë në gjendje pune e jo pensionistë. E si e tillë, është faktori numri një që e mpak raportin kontribuues-përfitues dhe nga brenda e minon skemën pasi sa vjen dhe ikin kontribuuesit. Kjo kontradiktë zgjidhet përmes udhëzimit të skemave alternative, duke forcuar më shumë skemën private, krahas asaj shtetërore. Ne kemi plagën ekonomike në shoqërinë tonë, pikërisht informaliteti i lartë ku shumë punonjës punojnë në të zezë.

-Shohim shumë të rinj të cilët bëhen palë dhe pranojnë të punojnë në punë të pa siguruar krahas një page më të lartë dorazi, pa menduar vitet e pensionit. Çfarë metode mund të ndiqet për t’u vënë një lloj hendeku në kulturën e rinisë shqiptare, për t’u frenuar ky fenomen?

Ka disa zgjidhje dhe disa vende ka dalë e suksesshme, siç është shembull në vendet e rajonit. Sëpari të kesh një shtet ligjor të fortë, pasi për shkak të kësaj plage që kemi informalitetin e lartë. E si e tillë në një punë në të zezë, kemi vlerën më të lartë të plagës të padeklaruar dhe një pjesë e mbetur deklarohet. Fenomeni i trukimit e deklarimit të pagave është shumë më i përhapur në sektorin privat nën nivelin e reales. Ku e pamë në skandalin e publikimit të pagave dhe vetë Tatimet u zgjuan nga gjumi nga ai skandal ku panë punonjës të regjistruar me një pagë më të ulët krahas pagës reale që merrnin. Kjo gjë thellon akoma më shumë deficitin e skemës së pensioneve, sepse njerëzve iu mungojnë kontributet në skemën e sigurimeve shoqërore dhe është në dëm të punëmarrësve të rinj. Duhet të niset e të investohet për skemën e pensionit që në vitet e para të punës për të menduar se 3 dekada apo 35 vite punësim vijnë shumë shpejtë për të patur një pension më të lartë në kohën kur të dalë në pension. Pjesën më të madhe të popullsisë e kemi të punësuar në privat, por një pjesë prej tyre është e vetëpunësuar dhe në sektorin e bujqësisë.

Për ne kryesorja është që të nxitet sektori privat e sidomos kompanitë e mëdha, një pjesë prej tyre dhe e bëjnë ku ofrojnë incentiva për punonjësit e tyre që punojnë prej 10 apo 15 vite e më shumë pranë kompanive të tyre. Por kjo gjë duhet të jetë që në nisje të punës. Pikërisht te ne mungon kultura ku të rinjtë pranojnë të punojnë në biznese të ndryshme dhe të pa siguruar duke mos menduar për të investuar në pensionin e tyre. Por nëse realizohet kjo, ku edhe kompanitë të jenë më të hapura, do të arrijmë në shifrat e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, e rajonit. Një nga reformat kryesore që duhet të vihet edhe te ne, është vendosja e shtyllës së dytë, ku e para është pensioni shtetëror. Shtylla e dytë, ku te ne mungon është pikërisht pensioni i detyruar privat në mënyrë që një përqindje e vogël të kalojë të fondet e pensionit të detyrueshëm privat.

-Çfarë mënyrash të thjeshta mund të ndiqen që të rriten pensionet, por jo në shifra qesharake, por të kënaqshme që pensionistët të mbyllin çdo shpenzimet e tyre?

Është krye tema dhe gjëja kryesore që duhet të qëndrojë edhe në shoqërinë tonë. Duhet realisht të rriten pensionet për tre arsye shumë të forta. E para jemi një ekonomi e cila po kalon një moment pozitiv, ku dimë dhe përpjekjet e qeverisë, por janë edhe të pamjaftueshme. Duke kaluar një moment pozitiv ne kemi më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, ku kemi më shumë fitim, balanca primare është pozitive. Të ardhurat janë më të larta sesa shpenzimet. Qeveria ndaj pensionistëve të mos jap bonus vetëm në dhjetor prej 5000 lekësh, ajo që quhet gjeli i Vitit të Ri por të jepet dhe para nëntorit. Janë disa mënyra pra që mund të rritet në mënyrë jo shumë të ndjeshme e të konsiderohen të qëndrueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti tregon çfarë ndryshon nga 1 prilli

Çfarë do ndodhë në tetor me pensionet?

Në tetor nis rritja e pensioneve

Çfarë po përgatit qeveria për të moshuarit?