MENU
klinika

Inzagi i thur elozhe mesfushorit shqiptar

“Asllani është një lojtar i rëndësishëm”

25.08.2024 - 13:58

Interi mori mbrëmjen e djeshme fitoren në këtë sezon të ri. Kampionët në fuqi të Serisë A kanë mposhtur Leçen me rezultatin 2-0. Simone Inzagi ka folur para mediave, pas këtij suksesi, teksa i pyetur nëse do ta kishte aktivizuar Asllanin edhe në momentin kur ndeshja ishte ende 0-0, trajneri i Interit e ka pohuar menjëherë, duke u shprehur se mesfushori shqiptar është mjaft i rëndësishëm.

“Ne ishim të zhgënjyer nga barazimi në atë mënyrë kundër kundër Xhenoas. Donim që të ktheheshim përsëri te fitoret, por kisha parë shenja të shkëlqyera gjatë javës. A do të hynte Asllani në fushë përpara penalltisë? Sigurisht, Asllani është një lojtar i rëndësishëm, i cili do të na jepte një dorë të mirë”, ka deklaruar Simone Inzagi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asllani pa doreza, rrëfehet për ‘Seria A’

“Ëndrra e madhe është të mposht Italinë në Euro 2024!”

Goli i Kombëtares në listë për çmimin e javës

‘Perla’ e Kristjan Asllanit mahnit UEFA-n