MENU
klinika

Asllani pa doreza, rrëfehet për ‘Seria A’

“Ëndrra e madhe është të mposht Italinë në Euro 2024!”

22.01.2024 - 13:27

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Interit, Kristjan Asllani, ka treguar se ëndrra e tij më e madhe për monetin është të mundë Italinë në kampionatin europian me Shqipërinë. 21-vjeçari ka dhënë një intervistë të shkurtër për faqen zyrtare të Seria A, ndërsa kur është pyetur për ëndrrën e tij më të madhe, konkretisht duke buzëqeshur është shprehur:

“Nuk do doja ta thoja këtë me zë, por ëndrra ime më e madhe për momentin është të fitoj kundër Italisë në kampionatin Europian”. Këtë përgjigjje Asllani e dha teksa bashkë me Interin përgatitet të luajë sonte finalen e Superkupës së Italisë kundër Napolit.