Ylli i filmit “Mbaron me ne” Blake Lively, iu bashkua yjeve të Deadpool & Wolverine, bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe shokut të tij Hugh Jackman, në premierën botërore të filmit të martën mbrëma në New York City.
Në tapetin e “kuq” që në mbrëmjen e premierës ishte kthyer në rozë për t’iu përshtatur skenave dhe koloreve të filmit, morën pjesë shumë personazhe të famshëm të artit dhe kinematografisë botërore.
Në filmin e bazuar në romanit më të shitur të autores Colleen Hoover që u publikua në gusht të 2016-ës, Lively luan si Lily Bloom. Një roman i përkthyer edhe në shqip nga shtëpia botuese LIVING.
E veshur me një fustan me nuanca shumëngjyrësh, Blake Lively shkëlqeu në premierë. Aktorja 36 vjeçare kishte zgjedhur të vishte një fustan të njëjtë me Britney Spears, kjo e fundit në shfaqjen e Versace-s, Milano 2002.