MENU
klinika

Në rrjet nisin aludimet

Kate Middleton fotografohet pa unazën e martesës

19.08.2024 - 09:20

Princesha e Wellsit Kate Middleton është fotografuar së fundmi pa unazën e saj të martesës. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale bashkë me Princin William, për t’i uruar suksese ekipit britanik në Lojërat Olimpike Paris 2024, fansat kanë kapur këtë detaj të rëndësishëm në dorën e saj.

Në komentet e fansave thuhet se Princesha ka zëvendësuar unazën e martesës me një tjetër, ndërsa në rrjet kanë nisur aludimet se diçka mund të jetë duke u zhvilluar në jetën bashkëshortore të çiftit të Familjes Mbretërore.

Megjithatë, këto zëra duket se po shuhen pasi sipas specialistëve mjekësorë, një prej arsyeve që Kate ka hequr unazën e saj mund të jetë kimoterapia që ajo po ndjek aktualisht pas diagnostikimit me kancer në fillim të këtij viti.

“Kimioterapia mund të shkaktojë mbajtje të lëngjeve në duar, gjë që mund t’i bëjë unazat të ngushta dhe të vështira,” shpjegon specialisti. Për më tepër, unazat metalike mund të ndërhyjnë në terapinë me rrezatim dhe të shkaktojnë probleme të tilla si djegie në lëkurën rreth unazës”,- tha specialisti.

Specialisti përmendi gjithashtu se trajtimet e kancerit mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme dhe mbajtja e unazave mund ta irritojë atë më tej. Princesha Kate ka hequr unazën e martesës, ajo ende mban unazën e saj të fejesës prej safiri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sherr “mbretëror”

“Dukeshat” kapen prej flokësh

Që në ditët e para të shkollës...

‘Rebelja’ e familjes mbretërore ka një nofkë të re

Middleton strehohet në shtëpi fshati

Ç’po ndodh me Princeshën e Uellsit?!