MENU
klinika

“S’ka qenë jeta më perfekte”

Kendall Jenner rrëfehet për sfidat e modelingut

04.08.2024 - 09:20

Ndonëse është një nga modelet më të njohura dhe të paguara, Kendall Jenner shprehet se jeta e saj e modelingut nuk është perfekte dhe e bën shpesh të ndihet e vetmuar. Ylli 28-vjeçar tregon se karriera e saj ka qenë më sfiduese sesa mund ta imagjinojnë disa njerëz, shkruajnë mediat e huaja.

“Por unë gjithashtu kam pasur sfidat e mia, pavarësisht nëse është të qenit i mbingarkuar, apo mos gjetja e një pune që do të kisha dashur shumë ta gjeja.”

Pavarësisht famës dhe suksesit të saj, Kendall ka pyetur vazhdimisht veten nëse sakrificat që ajo ka bërë kanë qenë vërtet të vlefshme.

Ajo tha: “Ka pasur shumë momente të caktuara kur them: “Çfarë po ndodh, a ia vlen e gjithë kjo?”.

Ndërkohë, Kendall ka pranuar më parë se është marrë me problemet e ankthit që kur ishte fëmijë.

Kendall rrëfeu se qante teksa binte në gjumë, gjatë natës mes vështirësive të saj.

Ndër të tjera ajo shton: “Është shumë e vetmuese. Kam pasur netë vërtet të errëta ku kam qenë në qytete të rastësishme dhe thjesht qaj në mënyrë histerike teksa bie në gjumë sepse nuk kam qenë në shtëpi prej tre muajsh dhe kam qenë pothuajse vetëm gjatë gjithë kohës.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN