MENU
klinika

Nga fuqia e lirë punëtore, tek rinia…

Me çfarë i “josh” Shqipëria investitorët e huaj

22.08.2024 - 22:26

“Sill biznesin tënd në Shqipëri! Përmes një broshure të dizenjuar veçanërisht për investitorët e huaj, Agjencia Shqiptare e Investimeve (AIDA), synon të “joshë” të huajt për të zgjeruar gamën e investimeve.

Kështu disa nga arsyet e listuara për investitorët e huaj se pse duhet të sjellin biznesin e tyre në Shqipëri gjatë këtij viti, janë: ligji për investimet e huaja; kontratat 1 euro; incentivat ne energji, incentivat në agroturizëm; incentivat në manifakturë; incentivat në agrikutlurë; incentivat në punësim; ligji për investimet strategjike; dhe kontratat.

Sa i takon forcës punëtore, një nga arsyet listohet kosto e ulët që kanë punonjësit në Shqipëri sa i takon pagesave. “Shqipëria ka nivelin e pagave më konkurrues në rajon, si dhe raportin produktivitet dhe kosto pasi paga minimale është 40 mijë lekë. Kjo krijon një klimë të favorshme, duke pasur parasysh se një fuqi e lirë punëtore dhe shpenzimet me kosto të ulët, ofrojnë një fillim të mbarë për bizneset”, thuhet në dokument.

Popullsia e re dhe edukuar është një tjetër avantazh që ofron vendi. “ 46% e popullsisë është nën moshën 35 vjeç, dhe mosha mesatare është 38.5 vjet. Pothuajse 124,000 studentë të regjistruar në arsimin e lartë. 15.3% nga totali i të diplomuarve në nivelin e lartë vijnë nga shkollat ​​profesionale. Aftësitë e së tashmes dhe të së ardhmes së fuqisë punëtore së Shqipërisë zë vendin e parë në rajon. 40% e popullsisë flasin të paktën 1 gjuhë të huaj”, citohet në broshurë.

Zhvillimi i shpejtë infrastrukturor, i cili konsiston në infrastrukturë të re dhe të përmirësuar të energjisë, telekomunikacionit dhe transportit, dhe kosto të ulëta të transportit detar, renditen gjithashtu në listën e avantazheve që ofron vendi ynë.

Taksimi i drejtë, stimujt fiskalë dhe trajtimi i barabartë midis investitorëve vendas dhe të huaj, gjithashtu listohet si avantazh për investitorët e huaj.

Interesi në rritje për sektorin e turizmit, rritja e qëndrueshme e ekonomisë si dhe potencialet e saj , shtrirja strategjike gjeografike, stabiliteti makroekonomik, aksesi i lirë në dogana, janë disa nga arsyet e tjera se përse të huajt duhet të sjellin biznesin e tyre në Shqipëri.

Të dhënat më të fundit të disponueshme për tremujorin e parë të këtij viti tregojnë se fluksi i investimeve të huaja direkte ka prekur një rekord të ri historik prej 354 mln euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi Raportin për korrupsionin

“Shqipëria ka ngecur në progresin me antikorrupsionin!”

Komisioni Europian vihet në lëvizje/ Për çfarë bëhet fjalë?

‘Pasaportat e arta’/ Shqipëria në radarët e BE-së


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!