MENU
klinika

Pse opozita nuk denoncon skandalet

“Parti e re kundër modelit Berisha-Rama”/ Kulluri zbulon prapaskenat e forta

30.08.2024 - 07:47

Demokratët që nuk janë më pjesë e PD së Sali Berishës, por që nuk mbështesin as Lulzim Bashën do të krijojnë një parti të re, ku për opozitarin Edvin Kulluri nuk do të ketë një kryetar por do të një koalicion me përfaqësi dhe debat.

Në një intervistë televizive, Kulluri tha se duhet një koalicion që nuk e do në modelin e Berishës dhe Ramës. Sipas tij opozita që është nuk mund të denoncojë dot skandalet e qeverisë pasi është e lidhur edhe vetë me to.

“Partia e re opozitare është një parti pa kryetar por me përfaqësi dhe me debat. Sot kemi një opozitë që nuk hap dot gojën për skandalet se eksponentët e saj janë të lidhur o me njërin klan ose me tjetrin. Pra nuk kemi një opozitë. Duhet një opozitë e qytetarëve, duhet të krijohet një koalicion i ri i të gjitha partive dhe personave që nuk janë dakord me modelin e Berishës dhe Ramës”, tha Kulluri.

Lidhur me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të kodit të ri Zgjedhor në emër të LZHK, Kulluri tha se kishte dhe mbështetjen e demokratëve të papërfaqësuar nga PD. Sipas tij ky kod i ri ka shkelje të mëdha procedurale dhe thelbësore që u bënë me “bekimin” e Berishës dhe Ramës në “nxitim e sipër”.

“Sot në emër të LZHK e drejtuar nga Dashamir Shehi me mbështetjen e grupi të demokratëve që duan të krijojnë një parti të re e çuam në Gjykatën Kushtetuese Kodin e ri Zgjedhor. E para se miratimet e bëra të këtij kodi të ri u bënë shumë shpejt dhe nuk u morën parasysh asnjë procedurë.

Në mënyrë tepër të shpejtë duk nxitur Rama dhe Berisha ndërmorën hapa antikushtetues dhe e dyta është thelbi i çështjes.

Ky kod i ri nuk mori parasysh vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse u hoq pragu ata bën një hile tjetër duke mbyllur listat me 30 %. Një grup burokratësh që sillen rreh Berishës do jenë deputetet e ardhshëm pra qytetarët nuk votojnë atë që duan, por atë që do Berisha.

Besoj se Kushtetuesja do e rrëzojë këtë kod të ri zgjedhor, pasi nuk është ndryshuar asgjë në parim. Është ndryshuar teknika, por shkeljet janë të njëjtat”, tha Kulluri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kulluri i përgjigjet deklaratës së Bashës

“Kam lidhur besë me Sali Berishën”