MENU
klinika

Viti 2023 ka shënuar rekord

Sa të huaj zgjodhën Shqipërinë për të jetuar?

25.08.2024 - 13:43

Në fund të vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21,460 banorë, duke shënuar një rritje me 18.2%, krahasuar me një vit më parë. Vitet e fundit Shqipëria padyshim po përjeton zhvillime të rëndësishme sa i përket turizmit, por të huajt nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm në periudhat sezonale pasi një pjesë e tyre kërkojnë të jetojnë në vendin tonë. Sipas të dhënave të INSTAT, viti 2023 ka shënuar rekord të numrit të të huajve me leje qëndrimi.

Nga ana tjetër, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri vetëm në vitin 2023 ishte 12,430 aplikime, duke shënuar një rritje me 22.7%, krahasuar me vitin 2022. Por nga cilat vende u paraqit numri më i lartë i kërkesave për leje në vitin që lamë pas? Sipas të dhënave, aplikimet sipas vendit të origjinës nga Kosova dhe Italia përbëjnë 28.5% të aplikimeve gjithsej në 2023. Pas Kosovës dhe Italisë ndjekin Turqia, Bangladeshi dhe Egjipti.

Në total, të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve rezidentë në Shqipëri në vitin 2023, respektivisht me 3,712, 3,375 dhe 1,693 banorë.

“Scan Inel” ndër të tjera ka analizuar edhe shpërndarjen e aplikimeve për leje qëndrimi sipas qëllimit. Në vitin 2023 të huajt me leje qëndrimi për arsye punësimi zënë 48.3% të të huajve gjithsej, ndjekur nga arsyet për bashkim familjar me 22.2%, arsyet të tjera me 13.3%, arsyet për qëllime humanitare me 12.4% dhe arsyet për studime me 3.7%.

Të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia, përveç arsyes për punësim me një peshë prej 49%, vihet re edhe një dominim i arsyes për studim me 17.7%. Të huajt me origjinë nga Kosova kryesohen nga arsyet për bashkim familjar me 43.5%. Të huajt me origjinë nga Turqia kryesohen nga arsyet për punësim me 71.1% dhe arsyet për bashkim familjar me 25.8%.

Por si ka qenë trendi i të huajve të parregullt në vendin tonë? Të huajt e parregullt të evidentuar në territorin e Shqipërisë ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm, rezultojnë 6,630 persona në 2023, duke shënuar rënie, krahasuar me një vit më parë. Viti 2020 regjistron numrin më të lartë të personave të parregullt në tetë vitet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shpërthejnë” çmimet e apartamenteve!

Analiza: Turistët shtrenjtojnë bregdetin

2200 euro m te rruga e Durrësit, 4000 brenda qendrës së Tiranës!

Bumi i ndërtimeve nuk po frenon shtrenjtimin e banesave


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!