Big-Brother Vip Kosova po bëhet gati për edicionin e tij të tretë, deri më tani janë përfolur disa personazhe për të qenë pjesë e këtij formati por nuk ka akoma ndonjë konfirmim nga ana e tyre.
Po ashtu akoma nuk e dimë akoma se kush do ta moderojë këtë emision. Aludimet u ngritën pasi në rrjet qarkulloi lajmi se këtë edicion moderimi do t’i besohej Arbana Osmanit, e cila së fundmi ka hapur biznesin e saj edhe në Prishtinë dhe e kemi parë shumë më të pranishme në Kosovë.
Megjithatë, edhe pse është pyetur për këtë Arbana as nuk e ka pohuar dhe as mohuar thashethemin që po qarkullon.
Duke qenë se nuk kemi asnjë konfirmim nuk përjashtohet fakti se prezantuesit mund të jenë Alaudini dhe Jonida sërish.
Nga ana tjetër, në një bisedë të fundit virtuale me ndjekësit, Jonida Vokshi ka treguar për ndjekësit se ka disa projekte prej tetorit e në vazhdim.
Kujtojmë që edhe vetë Arbana tha disa ditë më parë në një intervistë që shumë shpejt do ti rikthehet ekranit pa dhënë detaje të tjera.