MENU
klinika

Specalisti ngre alarmin

Uji i ambalazhuar mund të kontaminohet nga temperaturat e larta

03.08.2024 - 09:10

Konsumoni sa më shumë ujë. Kjo është këshilla kryesore që mjekët na japin në kushtet e temperaturave të larta.
Por a e dini që uji i ambalazhuar që ne pijmë mund të jetë i dëmshëm nëse nuk mbahet në kushtet e duhura.
Gimjan Dokle, specialist pranë njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, deklaron në një program televiziv se prodhuesit e nxjerrin ujin me certifikatë siguri për pjesën mikrobiale dhe fizikokimike por kushtet në të cilat mbahet nga subjektet tregtare bën që ai të kontaminohet.

Specialiti i kujdesit shëndetësor, Gimjan Dokle sqaron se ujin mund ta kontaminojmë edhe ne si konsumtorë në shtëpi.
Apartet për ujin e pijshëm që përdorin zakonisht institucionet po ashtu duket se janë edhe shkaktarë të kontaminimt të ujit me baktere.
Konsumimi i ujit me përmbajte të lartë bakteriale mund të na shkaktojë probleme shëndetësore por fatmirësisht jo të rënda.

Një tjetër ambient ku uji mund të konstminohet në një kohë të shkurt janë edhe automjetet.
Sipas specialistëve, konsumimi i ujit që ka qëndruar qoftë dhe për disa minuta në makinë të fikur, mund të na shkkatojë dëme shëndetësore, si pasojë e numrit të lartë të baktereve që janë zhvilluar në të.