MENU
klinika

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin

Vetëdorëzohet në Polici efektivi Erjon Goxhara

21.08.2024 - 17:49

Punonjësi i Policisë së Shtetit, Erjon Goxhara, i cili dy ditë më parë plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta në zonën e Komunës së Parisit, është vetëdorëzuar në Polici.

Kujtojmë se reth orës 14:00 të datës 19 gusht, në rrugën “Tish Daija”, Erjon Goxhara 46 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policisë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, jashtë shërbimit, për motive të dobëta ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Lorenc Kosta, 45 banues në Tiranë, i cili si pasojë e të shtënave ka marrë disa plagë në trup (bark dhe gjymtyrët e poshtme).

Menjëherë pas ngjarjes i dëmtuari Lorenc Kosta, është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekve, ndërsa autori i dyshuar Erjon Goxhara është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i’u shmangur ndjekjes policore.

Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 (gjashtë) gëzhoja kalibër 9 mm, 1 (një) predhë me ngjyrë bronxi e deformuar, një këmishë predhe me ngjyrë bronxi, 3 rripa pantallonash të ndotur me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut, etj.

Lidhur më këtë ngjarje, janë sekuestruar dhe këqyrur pamjet filmike, të administruar nga disa subjekte private në vendin e ngjarjes, janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat të hetimit, disa shtetas, dëshmitar okularë, dhe familjarë të autorit të dyshuar, të cilët kanë dhënë shpjegime mbi konfliktin mes të dëmtuarit dhe të dyshuarit, janë këqyrur të dhënat/komunikimet elektronike etj.

KONFLIKTI

Nga hetimet reziulton se Erjon Goxhara e ka qëlluar në këmbë dhe kofshë me armë 45-vjeçarin, Lorenc Kosta, pasi dyshohet se ky i fundit ka një histori me bashkëshorten e tij, por ende nuk janë bërë publike të dhënat që ka grumbulluar policia për sa i përket dëshmisë së personave që janë të përfshirë në atë histori dhe që kanë dijeni për konfliktet e vazhdueshme mes çiftit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Policia ofron 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e tij

Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën, efektivi ende në arrati!