MENU
klinika

E rëndë në Konispol

Vrau bashkëshorten me sëpatë, i biri e hodh nga shkallët

06.08.2024 - 08:55

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Konsipol ku bashkëshorti ka vrarë gruan e tij.

Raportohet se 69-vjeçari me iniciale H. I., ka goditur me sopatë të shoqen, duke i marrë jetën.

Ndërkohë mësohet se kryefamiljari më pas është konfiktuar me djalin e tij 40-vjeçar dhe ky i fundit e ka hedhur të atin nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë