MENU
klinika

Berisha drejt gjykimit për ‘Partizanin’

Kulluri: Jemi 500 vjet pronarë në Dukat, nuk kemi marrë gjë! Këta me 120 m2 u bënë milionerë

26.09.2024 - 10:27

Berisha sulmoi SPAK dje në konferencën me gazetarët pas mbylljes zyrtare të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizanit. Më tej Berisha lajmëroi bashkimin me Metën për listën e zgjedhjeve në 2025.

Në ‘Repolitix’, Edvin Kulluri tha për Denis Mingën se ish kryeministri ka bërë faull me sulmet ndaj SPAK dhe SHBA-së. Ndërsa bëri ironi pasi tregoi luftën e familjes së tij për marrjen e pronave në Dukat të Vlorës, që ende nuk i ka marrë ndryshe nga Malltezi që u bë milioner me 120 m2.

‘Opozita është shumë më e madhe se Rithemelimi dhe PD e Berishës. A e përdor Berisha PD-në apo e kundërta, e gjithë kjo histori nuk ndryshon balancat elektorale. Përplasja e Berishës dhe retorika ndaj SPAK dhe SHBA është faull shumë i rëndë. Përplasje e gabuar sepse tregon mungesë koherencë. Numri i zyrtarëve në hetim të mazhorancës është dhjetra fish më i lartë. Këtu kemi vetëm rastin e Berishës dhe Malltezit. Ajo që këtu nuk shkon është kjo lloj retorike, nëse ti diskuton ndikimin që ka nga mazhoranca për çështjen Partizani, mund ta themi.

Unë jam akoma në gjykatë nuk kam marr gjë. Që në 96, im atë e ka nisur 50 e ca vjeç, sot është 85 vjeç, jemi 500 vjet në Dukat të Vlorës, nuk kemi marrë gjë. Këta me një pronë sa oborri im u bën milionerë. Nuk ka patur njeri më të mbështetur nga SHBA se Berisha në 30 vjet. Berisha ka abuzuar me këtë mbështetje. Në emër të anti komunizmit. Në 2005 që asistenca që patëm në kompanitë lobues dhe të marketingut ishin të lidhura me SHBA. Ligji duhet ti godasi të gjithë. Disa çështje si ajo e Portit të Sarandës apo inceneratorëve SPAK ka tregua ngathtësi. Për këtë çështje në SHBA kanë shumë të shqetësuar. Është normale që qeveria të ndikojë në SPAK, normale që edhe opozita të ndikojë në SPAK, jemi vendi i vogël.’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kulluri: Shpërthimi i Metës i parakohshëm, fjalori i papranueshëm!

“PS, Rithemelim dhe LSI, si të gjitha palët sulmojnë njëra tjetrën për korrupsion”


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin