MENU
klinika

Itinerari dhe çmimet për 4,000 garues nga Shqipëria dhe bota

Maratona e Tiranës rikthehet me edicionin e 8

28.09.2024 - 14:20

Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet, rikthehet për të tetin vit me radhë më 20 tetor. Ky event tashmë i konsoliduar si traditë, pritet të mirëpresë mbi 4,000 garues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, të cilët do të përshkojnë itineraret më tërheqëse të Tiranës.

Maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon”, “Half Marathon”, “Tirana 10K” dhe “We Too”. Për secilën kategori janë parashikuar çmime të ndryshme për fituesit, duke e kthyer këtë garë në një motivim të madh për sportistët. Përtej aspektit garues, Maratona e Tiranës do të jetë një festë e madhe për qytetin, me aktivitete të shumta artistike dhe kulturore përgjatë gjithë ditës.

Në edicionin e kaluar, pjesëmarrja ishte rekord, me garues të të gjitha moshave nga vende të ndryshme. Maratona është certifikuar edhe nga Federata Botërore e Atletikës, duke i dhënë statusin e një eventi ndërkombëtar.

Çmimet dhe kategoritë
Kategoria Marathon (42.195 km):
• Vendi i parë: 5000 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i dytë: 3000 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i tretë: 2000 Euro (për femra dhe meshkuj)
Kategoria Half Marathon (21.0975 km):
• Vendi i parë: 2000 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i dytë: 1500 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i tretë: 1000 Euro (për femra dhe meshkuj)
Kategoria Tirana 10K (10 km):
• Vendi i parë: 800 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i dytë: 600 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i tretë: 500 Euro (për femra dhe meshkuj)
Kategoria We Too:
• Vendi i parë: 500 Euro
• Vendi i dytë: 400 Euro
• Vendi i tretë: 300 Euro

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin