MENU
klinika

“Reporterët nuk janë si pronarët me vila…“

“Nuk e ka për herë të parë”/ Hoxha për kërcënimet e Berishës ndaj gazetarëve

20.09.2024 - 09:33

Gazetari Artan Hoxha, ka folur për kërcënimin e Sali Berishës ndaj gazetarëve, kur deklaroi se disa prej tyre do të trajtohen si pjesë e “orgaizatës kriminale të SPAK”. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” Hoxha tha se reporterët që sulmon Berisha, nuk janë si pronarët me vila në Rolling Hills apo në Palasë të cilët nuk i përmend.

“Berisha nuk e ka për herë të parë, jam mësuar me Berishën, që kur e kam nisur, thoshte kolonel i SHIK-ut. Nuk më bën përshtypje, sa herë nuk çon ujë në hullin e doktorit, edhe Andi e ka provuar, se kur nuk ka çuar ujë në hulli të atij, i ka rënë në ballë.

Berisha është në hall dhe është viktimë e një sistemi që ka ngritur vetë. Pasi është marrë me dosjet e të tjerëve, u ka dhënë pretencën, tani po i bëjnë atë që ai i ka bërë të tjerëve. Reporterët janë thjesht reporterë, ka redaktorë, kryeredaktorë, pronarë. Nuk mundet një reporter i thjeshtë të bëjë një manipulim lajmi. Janë të tjerë që e kontrollojnë lajmin, filtrat. Pra reporterët janë kollaj, nuk ka nevojë të lodhet ai dhe ti shantazhojë. Ai i ka krijuar monstrat. Kush banon sot në Palasë? Ka ndonjë reporter që banon atje? Po te Rolling Hills? Jo nuk ka reporterë, janë të tjerë ata që kanë vilat.

Ajo që është shqetësuese për mua, kur të njëjtën akuzë që të bën Berisha, ta bën Erion Veliaj. Kjo e Berishës, më tregon një dobësi të Berishës në këtë moment, sepse nuk ka nevojë të kalojë në këto gjëra sepse ai e di nga i vjen goditja dhe pse i vjen. Puna është reporterët, nëse ai ndihet në këtë sikletë. Përse vjen reporteri? Të të sjellë çfarë ka, nuk mban qëndrim. Kur dalin letra për Beqajn, Veliajn, merren me letrat e SPAK. I njëjti SPAK ka letra edhe këtej. Jemi në fushatë elektorale dhe do të dëgjojmë çudira deri në fund”, tha Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hetimet e SPAK/ Paralajmëron gazetari Artan Hoxha

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”

Trajneri i Kombëtares, Edy Reja

“Do të eksperimentoj ndaj Kosovës”

Dëshmia e rrallë e djalit të deputetit të vrarë

“Enveri s’ka gisht në eliminimin e babait, pasi Nexhmija…”