MENU
klinika

Postimi

“Enverit i hiqje kallot e këmbëve”/ Rezarta shpërthen kundër Berishës

08.04.2019 - 10:19

Këngëtarja Rezara Shkuta, njëherazi edhe bashkëshortja e nipit të Enver Hoxhës ka shpërthyer kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Një foto dhe një koment i këtij të fundit e ka nxitur këngëtaren në një shpërthim akuzash.

Berisha kishte nxjerrë një foto të Ermal Hoxhës dhe laboratorin e kokainës në Xibrakë, pjesë e të cilit ishte edhe Ermal Hoxha.

Berisha shkruante përbri fotos: ‘Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg’. Më tej ish-kryeministri shtonte se nipi i diktatorit është një narkotrafikant i lënë i lirë.

Kaq ka mjaftuar, që Rezarta Shkurta, t’i përgjigjet me një ‘Instastory’ të ashpër: “Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve, por meru me djalin tënd Zeni Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit, dhe s’bëri asnjë ditë burg”.