MENU
klinika

Deri kur do të zbatohen faturimet me tarifat e reja

Përfundon kategorizimi për energjinë për 2,046 furra buke

05.09.2024 - 12:35

Deri tani ka përfunduar kategorizimi për çmimet e reja të energjisë elektrike për 2,046 furra buke dhe pastiçeri nga totali i 3,800 subjekteve që operojnë në vend.

Sipas njoftimit të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave nga totali i abonentëve të sistemuar, në fashën e çmimit të energjisë 7,6 lekë/kWh janë 955 abonentë apo 47% e tyre, në fashën 9,5 lekë/kWh janë 874 abonentë apo 42% dhe në fashën 12 lekë/kWh janë 217 abonentë apo 10%.

“Sipas informimit dhe detyrave qe u vunë procedura e sistemimit do të vazhdojë deri në përfundimin e plotë. Gjatë kësaj procedure do të ketë dhe riverifikime me grup të nxjerrë direkt nga Drejtoria Qendrore e FSHU-së në mënyrë që çdo abonent të sistemohet në fashën përkatëse”, njofton Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave.

Në total në shkallë vendi sipas dhënave të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia janë rreth 3,800 furra bukë.

Procesi i verifikimit në terren për ndarjen e subjekteve në 3 kategori nisi më 7 Maj. Deri në 20 Maj, furrat e bukës dhe pastiçeritë plotësuan formularin e shpërndarë nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) për kushtet konkrete se në cilën fashë të energjisë elektrike përfshihen. Plotësimi i formularit i parapriu zbatimit të vendimit të ERE-s të miratuar në 15 Prill 2024, për ndarjen e çmimit të energjisë elektrike në 3 fasha, sipas kategorizimit të bizneseve të prodhimit të bukës.

Faturimet më çmimet e reja të energjisë nisën nga 1 Maj 2024 dhe do të zbatohen deri në 31 dhjetor 2024.

Sipas vendimit të miratuar në 2018 nga ERE më përpara vetëm furrat e bukës dhe prodhimit të miellit për tension 0.4 kv paguanin një tarifë të subvencionuar prej 7.6 lekë/kWh. Ndërsa për bizneset të lidhura në tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 14 lekë për kWh. Por pavarësisht vendimit të mëparshëm aktualisht të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar-kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë.

Pas ngritjes së një grupi pune dhe konsultimeve të vazhdueshme, Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave dhe MIE e OSHEE Group, kanë rënë dakord për tre çmime të ndryshme sipas llojit të aktivitetit që ka subjekti.

Në vendimin e ri të miratuar nga ERE për kategorinë e parë ku përfshihen “Vetëm Furra buke/prodhim mielli” çmimi i energjisë elektrike do të jetë 7.6 lekë/kWh. Për kategorinë e dytë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri” çmimi do të jetë 9,5 lekë/kWh dhe për kategorinë e tretë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe” çmimi do të jetë 12 lekë/kWh./ Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!