MENU
klinika

Dikur shoqe shumë të mira

Rihanna injoron totalisht Naomi Campbell në Javën e Modës

09.09.2024 - 15:00

“New York Fashion Week” ka startuar dhe bëri bashkë shumë personazhe të njohur të showbizit, mes tyre edhe Rihanna-n dhe supermodelen Naomi Campbell.

Në një video të bërë virale në internet duket qartë që këngëtarja injoron Naomi-n, duke mos e përshëndetur apo folur edhe pse ajo ishte ulur në rreshtin e parë të të ftuarve VIP.

Rihanna shihet e veshur me një fustan rrjetë të mbuluar me kristale që takohet me ish-kryeredaktorin e “Vogue”, Edward Enninful përpara se të ecte dhe të injoronte plotësisht Campbell, e cila gjithashtu ishte ulur në rreshtin e parë së bashku me stilistin Law Roach.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë dëgjoi bota në vitin 2019?

‘Top 5’ artistët më të dëgjuar të dekadës