MENU
klinika

Gazetarja bën njoftimin: Mes tyre, politikanë dhe…

“Sot do të ketë arrestime të bujshme në Durrës!”

13.09.2024 - 17:56

Arrestime të bujshme pritet të ndodhin gjatë ditës së sotme. Lajmi u bë me dije nga gazetarja Klodiana Lala teksa ishte e ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”.

Lala u shpreh se shumë shpejt do të ndodhin goditje të fortë në qytetin e Durrësit. Po ashtu, gazetarja paralajmëroi arrestime edhe nga radhët e politikës dhe drejtësisë.

“Unë personalisht sot pres disa goditje në Durrës. Besoj do ketë së shpejti dhe janë emra të njohur, shumë të rëndësishëm dhe pres goditje në radhët e politikës, por hyjnë në sferën e korrupsionit kryesisht. Kam dyshime të forta se do ketë goditje edhe në fushën e drejtësisë.

Testi i SPAK është politika“, deklaroi Lala.

Gazetarja ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve të kronikës gjatë kësaj vere, duke u ndalur te një sërë arrestimesh të bujshme.