MENU
klinika

Flet mjekja alternative

Vaji i farave të kungullit kundër kancerit të gjirit

24.09.2024 - 08:50

Sëmundjet kancerogjene janë përhapur shumë ditët e sotme dhe mosha që ato kërcënojnë është gjithnjë dhe më e ulët. Shumë ekspertë bëjnë shkaktarë edhe ushqimet që ne zgjedhim të konsumojmë ndonjëherë me dashje, e ndonjëherë edhe pa vetëdije.

Fatmirësisht krahas ushqimeve të dëmshme ka dhe shumë nga ato që rezultojnë kurative për sëmundjet kancerogjene. Mjekia popullore Lola Toromani, e ftuar në RTSH ka folur për vetitë e çmuara të vajit të farave të kungullit. Sipas saj ky vaj, i kombinuar me sojën redukton rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

Në një studim të fundit që është bërë në gjermani dhe që kanë konsumuar vajin dhe farat e kungullit kanë përdorë gjithashtu dhe sojën bashkë me vajin e farave të kungullit, pra është bërë një kombinim i tyre dhe në grupin që e kanë konsumuar këtë është reduktuar me 27% kanceri i gjirit. Është një vrasës i qelizave tumorale sidomos ato beninje dhe sidomos tek meshkujt. Por, ka dhënë rezultat edhe në parandalimin e qelizave kanceroze malinje.