Pas lansimit të tyre, ishte thënë se rrugët në SHBA (më vonë edhe në vende të tjera) ishin mbushur me njerëz që po i përdornin pajisjet e Apple, Vision Pro.
Madje, ata janë parë me të tilla pajisje në rrugë, palestër, në kafene apo edhe në trena.
Si rezultat, ishte vlerësuar se lansimi i tyre për publikun e gjerë po sjell një revolucion tjetër teknologjik që pas smartphone-it të parë.
Ndërkohë, përkundër “ankesave” nga disa, shumica kanë lavdëruar ato, duke thënë se janë duke i përdorur “për qëllime të ndryshme”.
Dhe së fundmi është duke qarkulluar një video që tregon se si me këto pajisje mund të transformojnë atmosferën e shtëpisë tuaj duke përdorur realitetin e shtuar, duke vendosur “tema të ndryshme vizuale” mbi hapësirën tuaj ekzistuese, përcjell Telegrafi.
“Imagjinoni që dhoma juaj e ndenjes të kthehet në një pyll të harlisur tropikal ose një restorant të viteve 1950 – të gjitha këto duke e mbajtur të paprekur strukturën origjinale”, thuhet në përshkrimin e videos.