MENU
klinika

"Je shiu që lan mërzitjet e mia"

Armina Mevlani surprizohet nga babai i saj gjatë intervistës

11.10.2024 - 18:00

Blogerja e njohur Armina Mevlani ishte e ftuar pasditen e djeshme tek “Rudina”. Ndërsa ka folur për karrierën, marrëdhënien e ngushtë me prindërit e saj, babai, Arben Mevlani i ka dërguar një videomesazh shumë të ndjerë vajzës së tij.

“Ej Armina! Po të them Armina siç të thoja kur ishe e vogël, kur ti mbylleshe në dhomë me Barbie-t e tua dhe merreshe me veshjet e tyre me orë të tëra. Më kujtohet kur ishe 9-10 vjeç kur u nisëm drejt Shkodrës me një furgon për të incizuar këngën tënde në Festivalin e Fëmijëve dhe që ti ngulje këmbë të ktheheshim sa më shpejt pasi do të organizoje Miss Pallatin. Ti Armina ke qenë një vajzë e qetë, e urtë, e dashur dhe u rrite pa na krijuar asnjë problem. Kujtoj pasditet kur rrinim bashkë dhe ti bëje mësimet. Kujtoj shumë gjëra me ty, në këto momente do të thoja shumë, shumë gjëra por kaq është koha. Armina, ti je një njeri i dashur, një njeri me një zemër të madhe, një njeri me një zemër të mirë që do shumë njerëzit ashtu dhe kafshët. Ti je shiu që lan mërzitjet e mia. Të puth babi, të dua shumë. Jam krenar për ty” është shprehur spikeri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk bëj dot pushime këtë vit..."

Armina Mevlani ‘ankohet’ për rritjen e çmimeve

“Disa momente vetmie na bëjnë të…”

Armina Mevlani flet hapur për problemet shëndetësore