Namazgjaja është xhamia më e madhe në Ballkan dhe ndodhet në zemër të Tiranës. Ndërtimi i saj përfaqëson një simbol të rëndësishëm për komunitetin mysliman dhe për qytetin, duke ofruar një hapësirë moderne për adhurim dhe aktivitetet kulturore.
Xhamia është projektuar me stil arkitektonik bashkëkohor, e cila respekton traditat islame, dhe ofron kapacitete për mijëra besimtarë. Ajo përmban veçori të veçanta, si një minare të lartë dhe ambiente të tjera për aktivitete sociale dhe edukative. Namazgjaja ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për besimtarët myslimanë, por edhe si një qendër për dialog ndërkulturor dhe ndërfetar, duke promovuar tolerancën dhe bashkëpunimin në një shoqëri gjithnjë e më të larmishme. Ajo është një nga simbolet më të reja të identitetit kulturor dhe fetar të Tiranës.
Pritjes së gjatë të besimtarëve myslimanë i erdhi fundi. Xhamia e Namazgjasë hapi dyert për të pritur besimtarët, ndërsa mbrëmjen e kësaj të enjtje u krye edhe falja e namazit të parë. Myslimanë e kanë tashmë një xhami simbol në zemër të Tiranës. Xhamia e Namazgjase shtrihet në një sipërfaqe prej 10 mijë metër katrorë. Të veçantë e bën është arkitektura e saj, e stilit të vjetër otoman. E ngjashme me xhamitë e mëdha të Turqisë.
Xhamia ka disa hyrje për besimtarët. Pjesa qëndrore e saj është kupola, 30 metra e lartë, e dizejnuar me motive shumëngjyrëshe dhe shkrime në gjuhën arabe. Bien në sy kulmi, harqet dhe lampadarët e lartë. Dritat në pjesën e kupolës, i japin xhamisë madhështinë e saj. Menjëherë sapo futesh në ambjentet e brendshme të Namazgjasë, ndodhet salla e madhe e faljes. Në pjesën qëndrore të sasj është vendosur kurani, ndërsa sipas ritualit besimtarët përulen përpara librit të shenjtë.
Kjo sallë ka vend per mbi 5 mije besimtare, te cileve deri më sot iu kishte munguar një ambjent i tillë. Mbi sallën e faljes së burrave, ndodhet vend i posaçëm i faljes së grave. Namazgjaja e re, nuk do të jetë vetëm një godinë e kryerjes së ritualeve për besimtërt, ajo do të ketë edhe funksione të tjera. Tahsin Koç, një burrë i vjetër turk është një nga mikpritësit e xhamisë së Namazgjasë. Që nga 10 tetori ai së bashku me stafin shqiptar është pjesë e bordit administrues të xhamisë.
“Kjo xhami ishte e nevojshme për besimtarët, duhej një e madhe me këto kapacitete. Xhamia, me kete arkitekturë është që nga koha e perandorise osmane. Une jam nga Ankaraja, por normalisht ndodhem këtu si pjesë e menaxhinit te xhamisë. Besimtarët myslinë e meritonin këtë xhami shumë kohë më parë, por tani më në fund e kanë.”
Jashtë ambjenteve të xhamisë ndodhen vendet e posaçme të marrjes së abdesit, një rit i rëndësishëm për besimtarët, para kryerjes së faljes. Xhamia e Namazgjasë është më e madhja në Ballkan dhe ajo ka kapacitet për 10 mijë besimtarë që do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë. Përvese një tempull i munguar për myslimanët, xhamia do të jetë edhe një atraksion turistik për të huajt.