MENU
klinika

Nga Irena Beqiraj

Bukë dhe ujë rubineti

26.10.2024 - 21:20

Një miku im gazetar dhe moshatar me mua më shkruan:
“Ndërsa prindrit tanë kanë pensione të ulëta, ata akoma kanë ndonjë nga femijët vërdallë që ju jep një gotë ujë e kujdeset për ta kur janë të pamundur. Kurse brezi ynë do të duhet ta blejë edhe këtë përkujdesje. A do të mundemi ta përballojmë pleqërinë me pensionet që mund të marrim edhe ndoshta pa asnjë fëmijë afër ?

Nëna ime solli në jetë e rriti tre femijë. Unë vetem një. Teksa shqiptarët po lindin shumë më pak fëmijë sesa në të kaluarën, popullsia ndërkohë po plaket.
Parashikimet jane shqetësuese. Popullsia mbi moshën 65 vjeç që sot eshtë 16%, në vitin 2050 do të arrijë në 26.4%. Pra, kur unë të jem 75 vjeç sa është nëna ime sot, popullsia mbi 65 vjeç do të jetë 10% më e lartë nga sa është sot.

Studimet tregojnë se rritja prej 10 për qind e popullsisë mbi moshën 65, e uli PBB-në për frymë me 5.5 për qind. Një e treta e këtij reduktimi vjen nga rritja e ngadaltë e punësimit; dy të tretat për shkak të ngadalësimit të produktivitetit të punës.

Këto fakte tregojnë se:
1) Ekonomisë tonë i ka mbetur shumë më pak kohë krahasuar me kohën që patën ekonomitë e zhvilluara edhe të pasura për t’u përgatitur për kalimin në një shoqëri të moshuar; (SHBA-së iu deshën 50 vite ndërsa Europes rreth 30 vite).
2) Për shkak të ngadalësimit ekonomik, kostot fiskale të plakjes do të jenë shumë të larta.
3) Efektet e plakjes, do të çojnë në thellimin e krizës se sistemit të pensioneve.
4) Gratë, të cilat jetojnë mesatarisht 6-7 vjet më shumë se burrat dhe zakonisht janë disa vjet më të reja se bashkëshortët e tyre, do të paguajnë çmimin më të lartë në këtë ndryshim të dhimbshëm demografik.

Megjithëse ulja e lindshmërisë shpesh i atribohet transformimit kulturor që ka pësuar shoqëria, nuk duhen harruar që kostot e rritjes se një fëmije sa vijnë e bëhen më të papërballueshme. Përveçse kemi mbetur vendi ku të ardhurat e disponueshme të familjeve janë më të ultat në rajon, strehimi sa vjen dhe bëhet shumë i shtenjtë për familjet e reja, ndërkohë që mungesa e arsimit dhe e shërbimit shëndetësor publik cilësor, i shtyn familjet shqiptare drejt shkollave dhe shërbimit mjekësor me pagesë.

Për fatin tonë të keq këto sfida të vështira dhe afatgjata, qeveria ka vendosur t’i adresojë me mekanizma afatshkurtra, që nuk vlejnë, të stërprovuara dhe pa rezultat. Nëndeklarimi I pagave thotë Kryeministri , duke mos përmendur modelin ekonomik që ushqeu në 12 vjet me politikat e tij. Morfina e përjashtimeve nga taksat e përdorur rrishtazi keto 12 vite ,për të siguruar “qetesinë” dhe miqësinë i kushton buxhetit te shtetit 700 milionë euro edhe peshën kryesore e zenë përjashtimet nga TVSH-ja .

Ndaj vendosa që përgjigjen t’ia kthej publikisht mikut tim gazetar.

Nëse do të vendosim të pleqërojmë në Shqipërinë e kullave, të kazinove, hoteleve me pesë yje, me pensionin e shtetit do të mund sigurojmë vetëm bukë e ujë! Kuptohet, nëse uji i rubinetit do të jetë i pishëm…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si u shndërrua taksimi progresiv në taksim regresiv?!

Analiza: A duheshin taksuar profesionet e lira

Loja e qeverisë me paketën antikrizë!

Ekonomistja: Dritëhijet e vendimit për energjinë elektrike

“Open Balkan”, ideja e Xhorxh Sorros që më 1999

Ish-zv.ministrja e Financave sjell në vëmendje shkrimin e filantropit


Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë

Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz!

Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit

Ndryshojnë disa nga zëvendës drejtuesit në qarqe!

“Autori është fëmijë, nuk duhet trajtuar si kriminel i rritur”

Psikologia për rastin e vrasjes së 14-vjeçarit: Familja, rol kryesor!