MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat vitamina ndihmojnë kundër pagjumësisë?

25.10.2024 - 16:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat vitamina ndihmojnë kundër pagjumësisë?

Mjeku: Vitaminat luajnë një rol të rëndësishëm përsa i përket qetësimit dhe gjumit. Mungesa e vitaminave sjell pagjumësi. Ja cilat janë disa nga vitaminat që mund t’ju mungojnë në trup dhe ju mbajnë zgjuar gjithë natën.

1. Vitamina B

Vitamina B përfshin tiaminë, riboflavin, niacin dhe acidin folik, të cilat janë të rëndësishme për rigjenerimin qelizor dhe sigurojnë mbështetjen thelbësore për sistemin tuaj imunitar e atë qendror. Gjithashtu monitoron proceset kimike që përfshijnë humorin dhe gjumin. Kur trupi juaj ka mangësi të vitaminës B, simptomat përfshijnë depresion dhe pagjumësi, informon dritare.net.

2. Hekuri

Mungesa e hekurit shoqërohet me sindromën e parehatisë së këmbëve. Kur ju nuk ndiheni rehat, është e vështirë të flesh gjumë.

3. Vitamina E

Vitamina E ndihmon në ruajtjen dhe funksiononim e shëndetshëm të qelizave. Aftësitë antioksiduese të vitaminës E, ndihmojnë në problemet me gjumin. Rritja e niveleve të kësaj vitamine mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjumit.

4. Kalium

Kaliumi është një mineral që stimulon gjumin. Hulumtuesit kanë zbuluar se kur ju merrni sasinë e nevojshme të kaliumit, problemet që keni me pagjumësinë, do të zhduken.

5. Magnezi

Magnezi është një mineral thelbësor për prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Magnezi gjithashtu lehtëson tensionin e muskujve, duke prodhuar një aminoacidi të njohur si GABA, i cili zbut sistemin nervor.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN