MENU
klinika

Skautë për të ndjekur Ismajlin

Interi ‘fiksohet’ me mbrojtësin e kombëtares

26.10.2024 - 13:40

Në Enriko Tardini këtë fundjavë do të jetë me mision një prej skautëve kryesorë të Interit, i cili do të ndjekë ndeshjen Parma-Empoli. Siç raportojnë mediat pranë klubit zikaltër, në fokus janë katër lojtarë, mes tyre edhe një shqiptar.

Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, një profil që pëlqehet nga Interi dhe jo vetëm, pasi edhe Juventusi e ndjek mbrojtësin pas dëmtimit të Bremer, i cili mbylli sezonin. Ismajli është në fund të kontratës dhe mund të jetë një përforcim dhe një okazion me parametra zero, edhe pse pritet të ketë një konkurrencë me bardhezinjtë, të cilët e kanë të nevojshëm një mbrojtës që e njeh mirë Serinë A.

Sa u përket lojtarëve të tjerë, zikaltrit janë të interesuar edhe për Sebastian Espoziton, Adrian Bernabe apo Ange Joan Boni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN