MENU
klinika

Aktorja shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Jennifer Lawrence, në pritje të fëmijës së dytë!

21.10.2024 - 14:12

Aktorja amerikane Jennifer Lawrence, është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Cooke Maroney.

Një përfaqësuese e aktores së njohur e konfirmoi shtatzëninë e saj për Vogue.

“Urime Jennifer Lawrence! Aktorja fituese e Oskarit do të mirëpresë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin e saj, galeristin Cook Maroney ,” shkruante botimi, duke shtuar se përfaqësuesit e Lawrence konfirmuan lajmin e lumtur për revistën.

Lawrence u pa të shtunën në mbrëmje në Los Angeles me një bluzë të bardhë që fshihte barkun e saj. Aktorja kishte veshur një fund të zi dhe një pulovër të kuqe.

Lawrence dhe bashkëshorti i saj janë të martuar që nga viti 2019 dhe kanë së bashku djalin dy vjeçar Cy.

Vitin e kaluar, një burim tha për Us Weekly, se çifti po mendon të bëjnë një fëmijë tjetër dhe mesa duket e kanë realizuar planin e tyre.

Personazhe të tjerë të famshëm janë përfshirë

Ngrihen 6 padi të reja për Diddy-n

"Do bëj diçka që nuk e kam bërë përpara"

Arbana Osmani flet për planet në televizion

Nga Linda Rama te Grida Duma dhe Elvana Gjata

Kush ishin të ftuarit në dasmën e Lori Hoxhës