MENU
klinika

Artan Hoxha bën deklaratën ‘bombë’

Kaseta e 21 Janarit, në SPAK/ “Serveri para se të fshihej, është kopjuar”

08.10.2024 - 15:40

Gazetari Artan Hoxha foli për kasetën e fshehtë që dorëzoi në SPAK. Hoxha bëri deklaratën e fortë, ku tha se serveri para se të fshihej është kopjuar. Në lidhje me vrasjet e katër protestuese të 21 janarit, ai tha se nuk janë kryer nga pakujdesia, ndërsa shtoi se vendimi i dhënë nga gjykata shqiptare nuk është e drejtë.

“Është një audio regjistrim një person që ka pasur akses në komunikimin e kanalit të sigurt, të drejtuesve të lartë të Gardës. Ata kishin një kanal të veçante që komunikonin, një person ka pasur akses dhe ka regjistruar atë. Janë regjistruar komandat dhe urdhrat e dhëna.

Garda e Republikës… edhe dje që ishte protesta kanë komunikuar në radio. Kjo për të verifikuar nëse urdhrat kanë qenë në përputhje me ligjin. Ndaj dhe Kryeministria u mbush dje me kamera. U lyen dhe shtyllat me graso, se protestuesit ngjiteshin atje dhe i hiqnin.

Serverat e 21 janarit u fshinë. Ata e panë, bënë një kopje dhe e fshinë. Serveri i Gardës u tha se nuk filmonte. Kjo është një masë sigurie. Thuhet se vrasjet janë kryer nga pakujdesia. Kur ka qëlluar komandanti i Gardës, kur ka qëlluar shefi i shtabit, që janë të stërvitur… kjo do të thotë që nuk kanë qenë vrasje nga pakujdesia. Vrasjet nuk janë nga pakujdesia, vendimi i dhënë nga gjykata shqiptare nuk është i duhuri”, u shpreh Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"SPAK i ka hequr armën më të fortë, imazhin"

Artan Hoxha: Prokuroria e Posaçme po i shemb kalanë Berishës

Artan Hoxha: Kryeministria fshiu serverin...

“Provën për vrasjet e 21 janarit e kam ende unë…”

"Kërkon të më vrasë me duart e të tjerëve!"

Artan Hoxha i përgjigjet ashpër sulmit të Berishës: I ka duart me gjak


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin