MENU
klinika

Alibeaj bën ‘premtimin’!

Krijimi i ‘Djathtas 1912’/ “Nëse dështojmë, largohemi nga skena politike”

15.10.2024 - 17:40

Deputeti Enkelejd Alibeaj, një ndër nismëtarët e partisë së re “Djathtas 1912”, e sheh si fluks të ri politikë për shkak të mungesës së përfaqësimit të një pjese të qytetarëve shqiptarë.

I ftuar në një studio televizive, Alibeaj mohoi që partia e re të jetë patericë e Edi Ramës.

Alibeaj deklaroi se nëse dështojnë, nuk do të jenë më pjesë e skenës politike.

“Nëse je në politikë gjëja e parë që duhet të shohësh në mënyrë të ftohtë, është krijimi i një fluksi të ri politik, si shenjë e pluralizmit.

Gojët e liga thonë jo është shkëputur nga Luli dhe Berisha… ka lirinë për ta menduar gjithkush. Çfarë na ka shtyrë ne?

Jemi grupi nismëtarë, një grup kolegësh për formimin e këtij fluksi politik.

Sot kemi mungesë përfaqësimi, një grup i madh shqiptarësh nuk përfaqësohen as nga Basha dhe as nga Berisha. Motivi kryesor është ky.

Raportet që sot janë përfaqësimet e pjesëve të vjetra të pushtetit dhe një segment i opozitës që është PD, të dyja bashkë nuk arrijnë dot më shumë se 70%, por është një 30% e zgjedhësve shqiptarë që sot janë të lirë dhe nuk përfaqësohen nga askush dhe sigurisht që ky 30% duhet përfaqësuar.

Nëse zgjedhja do ishte lëre këtë 30% pa përfaqësuar, do iknin nga Shqipëria. Ky do ishte shërbimi më i madh që i bëhej Edi Ramës, i cili do kishte shumicë në parlament.

Ka 73-74 vota dhe ka qeverisur si pakicë. Pse Djathtas? Se e djathta e vërtetë, e djathta e vlerave, do të ishte një metodë e mirë se si shqiptarët do mund të bashkohen rreth një lëvizje.

Jemi në treg, jemi në garë dhe shqiptarët do të na gjykojnë në fund. Leksioni i parë që u duhet dhënë shqiptarëve shtatë muaj para zgjedhësve, është të mos ushqehen debatet dhe replikat.

Njëri thotë patericë e Ramës, tjetri që do i përngjasojë kryetarit? Cilit është pyetja? Nuk e mohojmë pozicionin që kemi qenë diku të rreshtuar te PD.

Ama kemi bërë një gjest politikë, jemi larguar nga PD, edhe pse të ndenjurit atje mund të ishte komod.

Ne jemi nisur në një rrugëtim, që e dimë që njerëzit nuk vijnë mbas.

Ne jemi vetëm nga një votë, sigurisht kemi një detyrim politik që shumë shqiptarëve që sot janë të pa përfaqësuar, të mund t’iu japim një mundësi.

Ne në fund pranojmë garën. Nëse dështojmë, një gjë është e sigurt, nuk do të jemi më pjesë e skenës politike, do i hapim rrugën dikujt tjetër.

Ky është një shembull i vogël. T’ua lëmë shqiptarëve të na gjykojnë dhe promovojnë.

Partitë e reja duket sikur copëzojnë thonë, ka një numër që do votojnë segmente të caktuara, e vetmja gjë që nuk më qëndron është që mes alternativës t’i lëmë pa përfaqësuar këta, apo t’i përfaqësojmë nga ca flukse të reja.

Nëse do i lëmë pa përfaqësuar do rrinë në shtëpi, ose do ikin nga Shqipëria. Përfituesi i vetëm, do të jetë Edi Rama.”

Në vijim shtoi se nuk do donte që Partia Demokratike të binte në dorën e Sali Berishës, por tha se duke qenë se nuk do të donte që partia të drejtohej prej tij, u largua.

Ai tha se përfaqësuesit e “Djathtas 1912” nuk janë dakord me lidershipin e PD, PS dhe Partisë së Lirisë, por se kanë qasjen e tyre dhe do të mundohen që të krijojnë profilin e tyre përmes vlerave të tyre. Alibeaj u shpreh ndër të tjera se me Agron Shehaj e kanë gjetur një gjuhë bashkëpunimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prezantohet partia më e re politike në vend

Figurat e larguara nga PD në krye të “Djathtas”