MENU
klinika

Çfarë pritet të ndodhë

Një ditë pas mosbindjes civile, mblidhen drejtuesit politikë të PD-së

08.10.2024 - 14:10

Një ditë pas protestës së opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Falmur Noka ka mbledhur drejtuesit politikë. Mësohet se në fokus te takimit është analiza e protestës se djeshme, dhe strategjia në vazhdim e protestave dhe mosbindjes civile. Me anë të një postimi në Facebook, Noka reagoi duke shkruar se nuk do të ketë paqe deri në krijimin e qeverisë teknike.

“Nuk ka paqe politike deri në krijimin e qeverisë teknike ! Shqiptarët do votojnë të lirë”, shkruan Noka, i cili ka publikuar edhe disa foto nga protesta e djeshme.

Kujtojme qe pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli.

Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin