MENU
klinika

“40 hetues të rinj në BKH…”

Paralajmërimi i Karamuços: Prisni reagimin e fortë të SPAK!

03.10.2024 - 10:40

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Top Story”, u shpreh se 40 hetues të rinj pritet t’i bashkohen BKH-së, Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Duke folur për mbledhjet, që sipas tij bëhen në Mal të Zi për vendet nga I gjithë rajoni për rastet Sky ECC, Karamuço tha se Shqipëria është në vend të parë për numrin e çështjeve të hetuara.

“Në mënyrë periodike, në Malin e Zi, ndodh një mbledhje e të gjitha strukturave që merren me çkodifikimin dhe hetimet e rasteve të SKY ECC për të gjithë Evropën Juglindore. Dhe herën e fundit, një analizë që ishte bërë aty, që mua më erdhi me informacion shumë të shkurtër, Shqipëria ishte në vendin e parë. Ishte e fundit që kishte marrë informacion nga SKY ECC, por në vend të parë për shpejtësinë e çështjeve që kishte nisur në hetim dhe pastaj edhe në gjykim. Ndërkohë, pritet që të ketë një shtesë prej 40 hetuesish të BKH-së. sepse ka një volum shumë të madh që duhet trajtuar. Mendoni, që hetuesit e BKH-së nuk morën as pushime në verë, ose i morën të reduktuara për këtë çështje. Vetëm për zbardhjen gjithë kohës të këtyre rasteve. Janë në garë me kohën dhe në seriozitet me partnerët ndërkombëtarë”, tha Karamuço.

Profesori i kriminalistikës tha se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po bëhet gjithnjë e më hermetike, teksa heton çështje të nxehta të drejtësisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin