MENU
klinika

Operatorët: Na ndihmon të kemi staf në dispozicion

“Punonjësit sezonalë të paguhen gjithë vitin”

22.10.2024 - 15:44

Propozimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të paguar punonjësit sezonalë të kësaj industrie edhe në muajt jashtë sezonit është mirëpritur nga operatorët turistikë dhe punëmarrësit.

Për operatorët në Durrës, kjo është një nismë shumë e mirë pasi i ndihmon që personelin të kenë në dispozicion dhe të kualifikuar.

Ata që kanë më shumë interes në zbatimin e kësaj nisme janë punonjësit e sektorit të turizmit. Gjergji Plasa është një nga studentët e shumtë që punojnë prej vitesh në industrinë e turizmit. Për të, punësimi sezonal ishte një zgjidhje, por vështirësitë nisnin në momentin kur shkëputej marrëdhënia e punës.

Për punonjësit e sektorit, por edhe operatorët turistikë propozimi i përfshirë në strategjinë e re të turizmit 2024-2030 duhet të bëhet realitet sa më shpejt. Prej kohësh, Unioni Turistik Shqiptar dhe Shoqatat e Turizmit e kërkonin një nismë të tillë nga qeveria, pasi vitet e fundit ky sektor është përballur me një mungesë të vazhdueshme të fuqisë punëtore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kompensimi i dëmit financiar nga Koronavirusi

14 vende në botë eksperimentojnë pagesat direkte