MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Qarku Tiranë, 19 apo 20 mandate PS-ja?

02.10.2024 - 13:00

(Analizë në kuadrin e një cikli paraprak analizash elektorale për 12 qarqet e Shqipërisë)
Në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit, kandidadtët për deputëtë të PS-së në Qarkun Tiranë morën 227 mijë vota, ose 48.7% të votave të vlefshme të qarkut. Ato vota u përkthyen në 18 mandate parlamentare, ose në 50% të 36 mandateve të qarkut.
Por shumë ujë ka rrjedhur qysh atëherë në Lumin e Tiranës…

Kështu, në Qarkun Tiranë tani do të jenë 37 mandate parlamentare në garë (dhe jo 36), si rrjedhojë e rritjes së numrit të shtetasve që figurojnë në Gjendjen Civile të qarkut.
Më tej, në zgjedhjet lokale të vjetshme, PS-ja shënoi një rezultat domethënës në Qarkun Tiranë – 5 kandidatët e saj për kryebashkiakë morën plot 75 mijë vota më shumë se rivalët e tyre të Bashkimit për Fitore (të Berishës dhe Metës). Pra, PS-ja e fillon garën me një epërsi të dukshme paraprake.
Meqë tani qarku Tiranë do të ketë 37 mandate parlamentare, llogaritë elektorale tregojnë se kalimi nga 18 mandate në 19 mandate, do të jetë pothuaj statistikisht i sigurtë për PS-në më 2025. Por arritja e 20 mandateve është e vështirë.

Vështirësia e mandatit të 20-të krijohet nga futja në skenë e partive të reja që janë themeluar qysh nga 2021-shi. Në dy sondazhe që kam zhvilluar së fundmi (me zgjedhës të këtushëm dhe në emigracion), partitë e sapoformuara duken të jenë domethënëse statistikisht. Por nuk është ende e qartë se kë do të dëmtojnë më shumë elektoralisht: PS-në e konsumuar në pushtet, apo PD-në e konsumuar në opozitë?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë

Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz!

Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit

Ndryshojnë disa nga zëvendës drejtuesit në qarqe!