MENU
klinika

Nga indeksim i pensioneve te bonusi në fundvit

Sa parashikohet buxheti vjetor për 2025-ën

28.10.2024 - 19:38

Qeveria ka paraqitur në parlament buxhetin e vitit të ardhshëm i cili shkon në 8.22 miliardë euro, me një shtesë prej rreth 100 miliadë lekë krahasuar me 2023-shin. Të ardhurat do të shkojnë në rreth 755 miliardë lekë.

Sa i përket bashkive shpenzimet për to shkojnë në 89 miliardë e po në të njëjtën shumë janë edhe të ardhurat e pushtetit vendor.

Për vitin e ardhshëm është parashikuar edhe fondi për indeksimin e pensioneve në shumën prej 1.6 miliardë lekë ndërsa bonusi për fund vitin do të jetë në 3.75 miliardë lekë. Në këtë fushë ka një rritje me 100 milionë krahasuar me vitin e shkuar.

Edhe në këtë vit parashikohen shpenzimet për përballimin e pasojave të tërmetit me 5 miliardë me një rënie prej 2 miliardësh.

Stoku i borxhit publik vlerësohet të këtë një shtesë të lehtë kjo krahasuar me vitin e shkuar, por që do të ndikojë dhe nga kursi I këmbimit.

Në këtë fushë parashikohet Huamarrje afatgjatë e destinuar për projekte, me vlerë rreth 26 miliardë lekë; Emetimi i një eurobondi me vlerë 65 miliardë lekë; Huamarrja në formën e “mbështetjes buxhetore” nga institucione financiare ndërkombëtare me vlerë rreth 18 miliardë etj

Ndërkaq saktësohet se paga e presidentit, që është piramida orientuese në rrogat e administratës do të jetë 425 mijë lekë në muaj.

Draft buxheti u diskutua këtë të hënë dhe në grupin parlamentar të PS ku u bë e ditur se diskutimi në komisione nis në 4 nëntor në parim, për të vijuar me diskutimin e amendamenteve dhe në 2 dhjetor pritet votimi përfundimtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Linja do jetë elektrike/ Kur mbyllen punimet?

98 mln euro kredi nga BERZH për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit

“Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë”

BIRN: Koncesionet dhe PPP-të dështuan, kostoja rritet