MENU
klinika

E konsumojmë çdo ditë

Si ndikon në shëndetin tonë aciditeti i kafesë

14.10.2024 - 17:20

Aciditeti përcaktohet me përdorimin e shkallës pH, që përcakton sa është bazik ose i thartë solucioni meë bazë uji

Shkalla sillet nga 0 në 14. Çdo solucion që regjistron nga 0 në 7 shkallë konsiderohet acid, ndërsa solucioni nga 7 deri në 14 konsiderohet bazik.

Shumica e varieteteve të kafesë janë acide, me një pH mesatare prej 4,85 deri në 5,10.

Ndër kombinimet e panumërta në këtë pije, procesi i zierjes çliron nëntë acide kryesore që kontribuojnë në profilin e saj unik të shijes.

Ka nëntë acide kryesore në kafe, të cilat renditen nga përqendrimi më i lartë deri te ai më i ulët: klorogjenik, kininë, limon, uthull, qumësht, mollë, fosfor, linoleik dhe palmitik, shkruan “Healthline”, përcjell Telegrafi.

Efektet e mundshme shëndetësore

Edhe pse aciditeti i kafesë është i mirë për shumicën e njerëzve, ajo mund të përkeqësojë disa gjendje shëndetësore te të tjerët. Këto gjendje përfshijnë refluksin e acidit, ulcerat e stomakut dhe sindroma e zorrës së irrituar.

Efektet e kafesë në këto kushte i atribuohen kryesisht aciditetit të saj dhe efektit të butë laksativ te disa njerëz. Nuk është vërtetuar që kafeja i shkakton këto gjendje, por nëse jeni diagnostikuar me to, këshillohet që ata të shmangin gjithsesi kafenë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çdo ditë dhe më shumë po na shëndoshin

9 gabime e pafalshme që bëni me ushqimin

Filloni konsumoni çdo ditë nga një

6 përfitimet magjike nga konsumimi i kastravecit