Toka pritet të përballet me një stuhi ekstreme gjeomagnetike. “AR3842”, një zonë në sipërfaqen e diellit e njohur për fusha magnetike të forta, shpërtheu të martën, duke shkaktuar edhe shpërthimin e dytë më të madh diellor të pesë viteve të fundit.
Shpërthimi ndërkohë ka shkaktuar ndërprerjen e transmetimit me valë të shkurtra radio në Hawaii, SHBA. Ndërkaq, stuhia gjeomagnitke mund të shkaktojë probleme në rrjetet e transmetimit të energjisë, por edhe në komunikimet satelitore.
Shpërthimet diellore janë shpërthime të fuqishme rrezatimi, të cilat shkaktohen nga çlirimi i energjisë magnetike në kombinim me njollat diellore. Sipas NASA-s, shpërthimi i ditës së martë ishte i kategorisë X7.1, ku ‘X’ përbën kategorinë më të lartë të shpërthimeve diellore, të cilat mund të shkaktojnë ndërprerje të transmetimeve me valë radio, por edhe të komunikimeve satelitore dhe në rrjetet e transmetimit të energjisë. Tri kategoritë e tjera njihen si M, C dhe B, ndërsa brenda secilës prej tyre ka klasifikime më specifike në lidhje me intensitetin e fuqisë së shpërthimit diellor.
Ky është shpërthimi i dytë diellor më i fuqishëm që nga koha kur dielli hyri në ciklin e tij të 25-të në dhjetor të vitit 2019. Cikli diellor i referohet ciklit të aktivitetit të këtij planeti, i nxitur nga fusha magnetike e diellit dhe zgjat afërsisht 11 vjet.
Gjatë këtij viti kanë ndodhur 41 shpërthime diellore të kategorive të ndryshme. Megjithatë, ky numër mbetet më i lartë se ai i shpërthimeve që kanë të nëntë viteve të fundit të marra së bashku, sipasë agjencisë ‘Space weather’.