MENU
klinika

Dyshime mbi listën e lojtarëve

Sylvinho me surpriza të mëdha në prag të Çekisë e Gjeorgjisë

02.10.2024 - 15:40

Kombëtarja shqiptare luan dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Republikës Çeke në Pragë në 11 tetor dhe tre ditë më vonë udhëton në Gjeorgji.

Tekniku Sylvinho-s ka pak dyshime lidhur me listën e lojtarëve që do të thërrasë për këto dy takime. Siç tregohet, rikthehet Ernest Muçi. Pas mungesës në dy ndeshjet e shtatorit, këtë herë braziliani ka vendosur ta thërrasë talentin 23-vjeçar. Ndonëse, ai nuk është aktivizuar rregullisht te Besiktashi, madje në shumicën e ndeshjeve ka qëndruar në stol, anësori këtë herë është thirrur në kombëtare, si një arme shtesë për dy ndeshjet e tetorit.

Përveç tij, risia do të jetë futbollisti Adrion Pajaziti. Kapiteni i shpresave që luan në Kroaci duket se ka bindur teknikun brazilian për të marrë një ftesë në kombëtaren e madhe. Ai është aktivizuar në 13 ndeshje me 21-vjeçarët dhe ka shënuar 8 gola. Mungesë edhe në këto dy ndeshje do të jetë Armando Broja që ende nuk është rikuperuar ndërsa Rei Manaj do të vlerësohet në fund të kësaj javë nga klubi i Sivassporit nëse do të jetë apo jo i gatshëm për teknikun brazilian.

Mungesë do të jetë dhe mesfushori Medon Berisha për shkak së është dëmtuar në stërvitje fundjavën e kaluar me skuadrën e Lecces.

Dy ndeshjet e muajit tetor kanë një rëndësi maksimale për kuqezinjtë që do të tentojnë vetëm për fitore. Takimi me Republikën Ceke do të luhet në 11 tetor në Pragë në orën 20:45. Aktualisht Shqipëria është në vendin e dytë me 3 pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa kreun e grupit e mban Gjeorgjia me 6 pikë të plota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur do t'i zbardhë Sylvinho emrat e futbollistëve

Lista e Kombëtares për Euro 2024