MENU
klinika

Stano shpreh skepticizëm

Takimi trilateral Kosovë-Serbi nën dyshime nga BE

23.10.2024 - 13:36

Agjenda e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mbetet e pandryshuar, me theks të veçantë në nevojën urgjente për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, teksa ka komentuar takimin e nesërm në nivel kryenegociatorësh në Bruksel.

Stano ka theksuar se do të jetë e rëndësishme të ruhet “koreografia e zakonshme” e dialogut, ndërsa shtoi se zhvillimi i një takimi trilateral varet shumë nga gatishmëria e të dyja palëve për të u angazhuar në një format të tillë.

“Agjenda është siç ishte edhe në të kaluarën, që duhet urgjentisht të fillohet me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe nevoja që të dyja palët më në fund të arrijnë të merren vesh për një përparim në dialog. Çfarë formati dhe si do të vazhdojmë nesër? Ne gjithmonë përpiqemi të ruajmë koreografinë e zakonshme, por siç e dini shumë mirë, nëse do të ketë një takim trilateral, kjo varet shumë nga gatishmëria e të dyja palëve për t’u takuar në një format të tillë trilateral”, ka thënë Stano.

Teksa vlen të ceket që më 17 shtator Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, kanë zhvilluar dy herë bisedime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili nuk arriti t’i bindë ata për një takim trepalësh në Bruksel.

Herën e fundit kur është zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti. Megjithatë, pas takimit palët kishin akuzuar njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kurti për herë të parë përball Vuçiç

Analisti zbulon temën që do të diskutohet më 15 qershor

Zv.kryeministri i Kosovës mohon kategorikisht

“S’ka tema tjera me Serbinë përveç njohjes reciproke”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat