Thanat janë ndër frutat më të veçantë medicinalë me përdorim të gjerë në mjekësinë popullore.
Përdoren në shumë kura të ndryshme për shërimin dhe trajtimin e disa sëmundjeve, prej të cilave edhe problemet me diabetin. Thana gjithashtu shërben si një produkt bazë për të mbajtur të stabilizuar nivelin e sheqerit në mënyrë natyrale.
Duke qenë se kanë sezon të shkurtër, për një periudhë 30 ditore apo edhe më shumë rekomandohet konsumimi i të paktën 15 kokrra thanave pas vaktit të mëngjesit. Ose mund të përgatisni lën e tyre “magjik”. Për këtë kurë do t’ju duhet 1 kg thana dhe 2.5 litra ujë. Lajini thanat dhe vendosini në një tenxhere bashkë me ujin. Lini të ziejnë përreth 1 orë. Më pas fikni sobën, përmes një luge druri shtypni frutat e thanës dhe lërini me kapak të mbyllur derisa të ftohen.
Më pas, kulloni lëngun e thanave, vendoseni në shishe apo kavanoz qelqi të pastruar mirë dhe ruajeni në frigorifer. Konsumoni nga një filxhan kafeje me lëng thane herët në mëngjes çdo ditë për një periudhë 30-ditore. Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve.
Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarrea. Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë.