Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në një vizitë zyrtare në Izrael, ku zhvilloi një takim kokë më kokë me kryeministrin izraelit.
Gjatë bisedës Blinken kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të “përfitojë” nga vdekja e liderit të Hamasit, Yahya Shinwar, për të arritur armëpushim në Rripin e Gazës.
Në takimin e tij me Netanyahun në Jerusalem, kreu i diplomacisë amerikane nënvizoi nevojën që Izraeli të përfitojë (nga vdekja e Sinwar) për të arritur lirimin e të gjithë pengjeve dhe për t’i dhënë fund luftës në Gaza, në një mënyrë që do të siguronte siguri të qëndrueshme për dy vender.
Blinken i bëri thirrje gjithashtu Netanyahut të marrë “masa shtesë” për të rritur dhe mbajtur fluksin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.
Diplomati i lartë amerikan “diskutoi rëndësinë e hartimit të një rruge të re në periudhën pas konfliktit që do t’i lejojë palestinezët të rindërtojnë jetën e tyre dhe të ofrojnë qeverisje, siguri dhe rindërtim për Gazën”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.
Blinken dhe Netanyahu “diskutuan gjithashtu Libanin dhe përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një zgjidhje diplomatike përgjatë Linjës Blu që do të përfshijë zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe do të lejohë qytetarët në të dy anët e kufirit të kthehen në shtëpitë e tyre”.
“Ata diskutuan nevojën për të penguar agresionin e mëtejshëm rajonal nga Irani dhe përfaqësuesit e tij, duke përfshirë përpjekjet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tij. Sekretari riafirmoi angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.