MENU
klinika

"Hakmarrje si kurrë më parë"

Nuk ndalen sulmet në Gaza, Blinken mbërrin sot në Izrael

12.10.2023 - 11:38

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë sot Izraelin në shenjë mbështetjeje për vendin.

Blinken do të takohet gjithashtu me presidentin palestinez Mahmud Abbas, sipas Organizatës për Çlirimin e Palestinës.Presidenti Abbas nuk është i lidhur me Hamasin. Ai drejton lëvizjen Fatah e cila është e bazuar në Bregun Perëndimor

OKB-ja ka kërkuar që furnizimet thelbësore të ushqimit, karburantit dhe ujit të lejohen të arrijnë tek civilët në Gaza.

"Hakmarrje si kurrë më parë"/ Nuk ndalen sulmet

Shkatërrimi nga bombardimet ajrore izraelite shihet në qytetin e Gazës të mërkurën, 11 tetor 2023

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se 1200 njerëz kanë vdekur në sulmet ajrore izraelite në Gaza. Numri nga sulmi i Hamasit në fundjavë është gjithashtu 1200, thonë zyrtarët izraelitë.

OKB thotë se numri i njerëzve të zhvendosur në Gaza është rritur në 338,000

Shtetet e Bashkuara janë në bisedime me Izraelin, OKB-në dhe Egjiptin për të lejuar hyrjen e disa ndihmave dhe daljen e banorëve, thotë Shtëpia e Bardhë.

"Hakmarrje si kurrë më parë"/ Nuk ndalen sulmet

Stacioni i vetëm elektrik i Gazës është mbyllur pasi Izraeli ndërpreu furnizimin me energji elektrike si dhe mallra duke përfshirë ilaçe, ushqim, karburant dhe ujë.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit po vijon prej gati 6 ditësh, ndërsa tashmë disa raportime në media pretendojnë se Izraeli po përdor fosforin e Bardhi në sulmet që po bën në Rripin e Gazës, një zonë me popullsi të dendur.

Izraeli i ka shtuar sulmet ajrore në Rripin e Gazës, si edhe ka vendosur në kufi rreth 300,000 rezervistë për një pushtim të mundshëm tokësor.

Disa foto, video dhe pretendime në mediat sociale pretendojnë se forcat izraelite po përdorin fosfor të bardhë mbi civilët në Rripin e Gazës.

"Hakmarrje si kurrë më parë"/ Nuk ndalen sulmet

Human Rights Watch thotë se Izraeli përdori predha të fosforit të bardhë mbi zonat e populluara në Gaza.

Kjo nuk është hera e parë që Izraeli akuzohet për përdorimin e Fosforit të bardhë. Izraeli pranoi se përdori fosfor të bardhë gjatë ofensivës së tij në Rripin e Gazës në dhjetor 2008-janar 2010.

Fosofori i bardhë nuk është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, por përdorimi i tyre në zonat civile është rreptësisht i ndaluar, sepse ligji ndërkombëtar kërkon që luftëtarët të bëjnë dallimin midis elementëve civilë dhe ushtarakë.

Por kur përdoren për civilët, bombat e fosforit mund të kenë një efekt shkatërrues. Fosfori i bardhë mund t’i djegë njerëzit deri në kockë, të digjet brenda trupit dhe të rindizet kur hiqen fashat, sipas Human Rights Watch. Fosfori i bardhë mund të depërtojë në qarkullimin e gjakut përmes lëkurës, duke helmuar veshkat, mëlçinë dhe zemrën. Njerëzit mund të vdesin thjesht nga thithja e fosforit të bardhë.