MENU
klinika

Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

06.10.2024 - 17:20

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani po tregon një formë fantastike para ndeshjeve të tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ai ka gjetur një tjetër gol me skuadrën e tij në Kore. Asani ka vulosur fitoren e Guangjusë në minutën e 90’+8′ duke shënuar golin e tretë për ekipin. (VIDEO)

Ekipi i tij ndodhet në vendin e 7-të me 43 pikë.