MENU
klinika

Si të dalloni rastet problematike

4 përgjigje për dhimbjen e papritur të gjurit

26.11.2024 - 15:20

Gjunjtë bëjnë një punë të rëndësishme. Falë tyre ne ecim, vrapojmë, ngjitemi në shkallë, çohemi nga karrigia e të tjerë.

E gjithë kjo barrë pune mund të shkaktojë dhimbje të gjunjëve. Me kalimin e moshës, dhimbjet e gjunjëve bëhen më të shpeshta, por burimi i dhimbjes mund të jetë i shumëfishtë. Për këtë arsye, mjekët i bëjnë pacientit një sërë pyetjesh për të përcaktuar qartë arsyen e dhimbjes.

Vendi i dhimbjes
Vendndodhja ka gjithnjë rëndësi. Nëse dhimbja vjen poshtë kupës së gjurit, atëherë atë mund ta shkaktojë një inflamacion i tendinave. Dhimbja mbi kupën e gjurit ndonjëherë mund të tregojë ndonjë problem me tendinin që bashkon muskujt me kupën e gjurit. Dhimbja në pjesën e brendshme dhe të jashtme të gjurit mund të jetë pasojë e një ligamenti ose menisku të këputur.

Si ndryshon dhimbja në varësi të lëvizjes
Dhimbja shqyrtohet në disa momente të lëvizjes e pushimit. Për shembull, dhimbja mund të jetë më e fortë në ecje apo ngjitje të shkallëve. Në këtë rast kemi të bëjmë me osteoartrit, dhimbja e së cilës përkeqësohet gjatë aktivtetit fizik. Nëse dhimbja bëhet më e fortë në mëngjes por përmirësohet gjatë ditës atëherë kemi të bëjmë me artritin reumatoid.

Si mund ta përshkruani dhimbjen
Kjo mund të jetë një pyetje e vështirë. Megjithatë, secili prej jush mund të bëni dallimin mes një dhimbje që pulson apo një dhimbje që shoqërohet me një ndjesi e mprehtë e fortë e përvëluese. Kjo e fundit zakonisht tregon probleme me nervat por jo me ligamentin. Nëse dhimbja është konstante dhe e vazhdueshme atëherë kemi të bëjmë me artrit.

Simptoma të çuditshme
Shumë njerëz që preken nga dhimbjet kanë frikë ta tendosin gjurin plotësisht, sidomos nëse dëgjojnë një kërcitje të çuditshme. Ky informacion i nevojitet mjekut për të pasur një panoramë të qartë të situatës. Gjuri është shumë i komplikuar por sidoqoftë luan një rol kritik në jetën tonë të përditshme. Nëse simptomat dhe dhimbjet zgjasin mbi një apo dy javë, atëherë duhet të bëni një kontroll të detajuar mjekësor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa këshilla, përveç regjimit ushqimor!

100 lloje artriti/ Çfarë të hani për ta parandaluar?


Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?