MENU
klinika

Kur do të jepet ai i pranverës

Bonusi i fundvitit për pensionet, ndarja e parave nis nga java e dytë e dhjetorit!

27.11.2024 - 10:59

Bonusi i dy apo trefishuar nuk do të jepet më në bazë të një grafiku sapo shkelim në muajin e fundit të vitit, por në javën e dytë.

Ishte kryeministri Edi Rama që e bëri me dije këtë pasi një javë më parë dha lajmin e mirë për rritjen e bonusit vjetor deri në 150 euro. “Ne do japim nga buxheti i shtetit 100 milionë euro për pensionistët drejtpërdrejtë. Pensionistët që i kanë pensionet deri në 20 mijë lekë të reja do të marrin 150 euro dhe ata me pensione mbi 20 mijë lekë të reja 100 euro. Të gjitha këto para do të fillojnë të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit”,-tha Rama gjatë një takimi në Bulqizë.

BONUSI

Këtë vit, bonusi i fundvititit do të ndahet në dy kategori. Të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, pra deri në 200 euro, do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri, 15 mijë lekë ose 150 euro. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonuseve të viteve të mëparshme përmes një bonusi në masën 10 mijë lekë ose 100 euro.

Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë një pension më të ulët. Bonusi i trefishtë do të përfitohet këtë fundvit nga më shumë se gjysmë milioni pensionistë, saktësisht 511 mijë ku përpos të moshuarve përfshihen dhe 65,800 invalidë pune dhe 44,600 përfitues pensionesh si nëna kryefamiljare apo fëmijë jetimë. Ndërsa rreth 210 mijë pensionistë të tjerë do të përfitojnë nga bonusi i dyfishtë. Veç kësaj, qeveria ka premtuar në fillim të vitit të ardhshëm të sjellë planin e ri të pensioneve, nga i cili priten të ardhura të tjera për pensionistët duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë afatgjatë të politikës së pensioneve pa rrezikuar asnjë fije stabilitetin financiar të vendit.

BONUSI I DYTE

Shefi i qeverisë solli në vëmendje premtimin e radhës për dhënien e një bonusi të dytë në pranverë, përpara zgjedhjeve, sasinë e të cilit do ta marrin vesh për pak ditë përmes një vendimi që pritet të publikohet.

“Paralelisht me paratë që do të marrin para Vitit të Ri, do të marrin edhe informacionin e saktë se sa do të marrin më tutje në pranverë. Këto bonuse janë një rritje e drejtpërdrejtë e fuqisë blerëse të pensionistëve dhe janë një sinjal i drejtpërdrejt kuptimplotë i rritjes ekonomike”, tha Rama.

Shifrat e rritjes ekonomike, sipas Kryeministrit, janë shumë domethënëse dhe tregojnë se në këtë dekadë Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë në rajon të prodhimit të saj të brendshëm.

“Është një rritje që nuk ka përfshirë vetëm punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve janë thuajse trefishuar në raport me të kaluarën, por përfshin edhe pjesën më vulnerabël por edhe më të vështirë për t’u adresuar pensionistët. Bëhet fjalë për më shumë se 700 mijë pensionistë, të cilët paguajnë haraçin e marrëzisë së viteve para se ne të merrnim detyrën”, tha Kryeministri teksa solli në vëmendje reformën e pensioneve të vitit 2014, ndërsa u shpreh se ata që dalin në pension prej vitit 2014 kanë pensione më të larta se ata që kanë dalë më parë.

“Reforma e pensioneve e vitit 2014 është pasqyra e gjithë sistemit të pensioneve dhe tregon qartë se kush do ta qeverisë dhe kush vetëm mund ta shkatërrojë këtë vend. Të gjithë pensionistët që dalin në pension pas 2014 kanë pensione më të lartë se ata para 2014. Atë reformë e bëmë ne dhe pasqyra e sistemit të pensioneve tregon qartë se kush di ta qeverisë dhe kush vetëm mund ta shkatërrojë këtë vend. Përtej pensioneve janë dhe investimet”.

PENSIONET QE PERFITOJNE BONUS

Pensionet e pleqërisë
Pensionet e kooperativave
Pensionet sociale
Pensionet e invalidëve të luftës
Pensionet e caktuara me dekret
Pensionet e caktuara nga sigurimet shoqërore
Pensione suplementare
Pensionet e familjeve të pilotëve që humbin jetën
Pensionet e oficerëve
Pensionet e minatorëve
Pensionet e atyre që kanë punuar nën tokë
Pensionet e ushtarakëve
Pensionet e akademikëve
Pensionet e personave që kryejnë funksione kushtetuese
Pensionet e invalidëve
Pensione të veçanta
Pensionet për fëmijët në përkujdesje të shtetit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Korrigjimi në skemën e kontributeve

Eksperti: Mosha e daljes në pension nuk ndryshon apriori

Pensionet/ Çfarë do ndryshojë këtë vit

Ligj i ri për të moshuarit që nuk kanë dokumentet e sigurimeve

Kush kategori do të marrë më shumë

Bonusi i fundvitit për pensionistët, ndryshon sasia!

Kur do të fillojë shpërndarja e parave

Bonusi i fundvitit/ Sa do të përfitojnë pensionistët!