MENU
klinika

E keni ditur?

Çfarë do të thotë për mushkëritë tuaja nëse mbani frymën 1 minutë

09.11.2024 - 17:20

Në rrjetet sociale është bërë trend, ku njerëzit përpiqen të mbajnë frymën për 1 minutë. Sipas individëve të cilët kanë marr pjesë në këtë trend, nëse arrin të mbash frymën për 1 minutë, mushkëritë tuaja janë më të shëndetshme se 95% e popullsisë.

Një nga versionet më të njohura të këtij trendi u postua nga eksperti i frymëmarrjes Gideon Horner , i cili postoi një video të tij duke mbajtur frymën për 1 minutë të plotë ndërsa një kohëmatës numëron mbrapsht. Duke dashur të theksojë përfitimet e ushtrimeve të frymëmarrjes, Horner komentoi se “nëse mund ta mbani frymën, keni një kapacitet më të mirë të mushkërive dhe tolerancë më të mirë ndaj dioksidit të karbonit sesa 95% e popullsisë”.

Mund të duket e thjeshtë, por nuk është. Shumë përdorues që u përpoqën të plotësonin sfidën dështuan. Megjithatë, ka pasur edhe nga ata që kanë mundur të mbajnë frymën, duke u shprehur krenarë për arritjen e tyre. Shembull tipik ishte një burrë 78-vjeçar, i cili deklaroi se ia doli “pa asnjë problem”.

Studimet tregojnë se një person mesatar mund të mbajë frymën e tij për 30-90 sekonda , por kjo ndryshon gjerësisht në varësi të faktorëve të tillë si mosha , zakonet e pirjes së duhanit , niveli i fitnesit dhe, ndoshta më e rëndësishmja, toleranca ndaj shqetësimit .

Ky faktor i fundit është një nga arsyet pse mjekët nuk e konsiderojnë mbajtjen e frymës si një tregues të fortë të shëndetit të frymëmarrjes . Megjithëse u përdor si një test fitnesi gjatë Luftës së Parë Botërore, ekspertët përfundimisht kuptuan se dikush mund të stërvitet për të mbajtur frymën, kështu që jo gjithmonë pasqyron kapacitetin ose shëndetin e vërtetë të mushkërive.

Në vend të kësaj, mjekësia moderne mbështetet në mjete më të sakta për të vlerësuar funksionin e mushkërive, siç janë testet e spirometrisë. Ky test ofron një pamje më të qartë se sa mirë funksionojnë mushkëritë e dikujt dhe nëse ata po mbledhin mjaftueshëm oksigjen me çdo frymëmarrje.

Rreziqet shëndetësore të këtij trendi

Mbajtja e zgjatur e frymëmarrjes mund të shkaktojë të fikët , e cila nga ana tjetër mund të çojë në lëndime nga rënia, ndërsa, në raste më të rënda, mund të çojë në kriza dhe madje edhe dëmtime të trurit .

Kur mbani frymën, furnizimi i trupit me oksigjen ndërpritet dhe dioksidi i karbonit (CO2) fillon të grumbullohet në qarkullimin e gjakut. Ky çekuilibër shkakton një sinjal urgjent nga truri në mushkëri për të marrë frymë. Injorimi i këtij sinjali për një kohë të gjatë mund të ketë pasoja të rënda.

Ndërsa pjesëmarrja në sfidat argëtuese në internet mund të jetë joshëse, është e rëndësishme të kuptoni se këto tendenca nuk bazohen gjithmonë në të dhëna shkencore .

Pra, mbajtja e frymës për 60 sekonda nuk do të thotë që mushkëritë tuaja janë automatikisht më të shëndetshme. Kapaciteti dhe shëndeti i mushkërive janë çështje komplekse dhe aftësia për të toleruar shqetësimin për një minutë nuk pasqyron domosdoshmërisht mirëqenien e përgjithshme.

Nga vetitë e shumta për shëndetin, te mënyra e kultivimit

Ndryshimet mes çajit të zi dhe jeshil

Sezoni i qumështit të bletës

Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve