MENU
klinika

Rrathët e zinj poshtë syve

Çfarë është sindroma Rejnad

01.11.2024 - 17:20

Rrathët e zinj ose sytë si gropë për muaj dhe vite të tëra tek të rriturit apo edhe fëmijët, nënkuptojnë një problem të fshehtë të mëlçisë. Në të vërtetë, kjo simptomë është tregues i një mëlçie toksike, të dehidratuar, e cila prodhon gjak të papastër dhe toksik. Lëkura poshtë syve është e hollë. Kur gjaku që kalon aty nuk ka oksigjen dhe është i mbushur me helme, qoftë nga ekspozimet e sotme ndaj lëndëve toksike, ashtu edhe prej substancave toksike që kemi trashëguar nga paraardhësit, duket si njollë e errët.

Kur mëlçia është e plogësht, e fjetur, problematike dhe nuk punon me kapacitet të plotë, mund të sekretojë një koktej nxitësish të vjetër e të rinj, të cilët mund të kontribuojnë në shfaqjen e këtyre njollave poshtë syve. Për shembull, ilaçet janë një nga nxitësit që mund të shkaktojnë rrathë të zinj poshtë syve. Edhe pse nuk je duke marrë ilaçe, mjekimet e marra ndër vite më parë, të cilat asokohe mëlçia i ka depozituar, mund të jenë duke u sekretuar në gjak tani. Ekspozimi ndaj benzinës dhe naftës, tretësve kimikë dhe detergjentëve të shtëpisë mund të shkaktojnë rrathë të zinj dhe ënjtje poshtë syve.

Si përfundim, rrathët e zinj poshtë syve nënkuptojnë se gjaku ynë është i papastër, kurse hidratimi përcakton shkallën e këtyre rrathëve. Sot preken shumë njerëz nga sindroma rejnad, por jo të gjithë ata që vuajnë nga dehidratimi kronik, janë prekur nga kjo sindrome. Pse? Sepse helmet e prapambetura janë një lloj specifik i substancave toksike : mbetje të viruseve. Një pjesë e virusit ka depërtuar në tiroide e jo vetëm, pjesa tjetër vazhdon të qëndrojë në mëlçi.

Nga vetitë e shumta për shëndetin, te mënyra e kultivimit

Ndryshimet mes çajit të zi dhe jeshil

Sezoni i qumështit të bletës

Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve